Thursday, March 28, 2024

Iran – Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK Bëjnë Thirrje për Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve

Hashtpar-e Tavalesh (Provinca Gilan) – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, që bëjnë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit – “Massoud Rajavi: Bojkoti i farsës së zgjedhjeve presidenciale është detyrë patriotike” – 27 maj 2021

“Nuk do të votojmë për të zgjedhur një vrasës, loja mbaroi, vota jonë është për ndryshim regjimi”

Më 27 maj 2021, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës bënë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit klerikal në qytete të ndryshme të Iranit, duke përfshirë shumë pjesë të Teheranit të Madh dhe qytete të tjera. Ata vendosën postera e afishe, shkruan graffiti, dhe shpërndanë fletushka. Krahas zonave të ndryshme të Teheranit, këto veprimtari janë zhvilluar edhe në Karaj, Isfahan, Hashtpar-e Tavalesh (provinca Gilan), Semnan, Yasuj, Shiraz, Abadan, dhe Ahvaz.

Disa nga slloganet ishin: “Maryam Rajavi: Mullahët i pret një kryengritje popullore që do të çojë në përmbysjen e tyre,” “Maryam Rajavi: Bojkoti i popullit iranian ndaj maskaradës së zgjedhjeve do ta kthejë këtë farsë kundër Khamenei-t,” “Maryam Rajavi: Jo sundimit të mullahëve, jo tiranisë fetare, jo shtypjes e plaçkitjes, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike.”