Saturday, June 19, 2021

Iran – Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e MEK Nxisin Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve Presidenciale të Regjimit

iran-resistance-unit-04042021-6

“Jo vrasësve të 1,500 dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019, jo farsës së zgjedhjeve”

Në fillim të Vitit të Ri iranian, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës bënë thirrje për një bojkot mbarëkombëtar të zgjedhjeve presidenciale të regjimit duke vendosur postera e afishe e duke shkruar graffiti në vende publike.

Krahas Teheranit, këto veprimtari u zhvilluan edhe në Isfahan, Karaj, Ahvaz, Khorramabad, Shiraz, Mashhad, Tabriz, Rasht, Kermanshah, Hamedan, dhe Bushehr.

Disa nga slloganet që bënin thirrje për bojkotimin e farsës së zgjedhjeve të regjimit, të frymëzuara nga mesazhet e Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, udhëheqësit të Rezistencës Iraniane, ishin: “Jo vrasësve të 1,500 dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019, jo farsës së zgjedhjeve,” “Maryam Rajavi: viti i ri mundet dhe duhet të kthehet në një vit kryengritjeje,” “Maryam Rajavi: bojkoti mbarëkombëtar i zgjedhjeve, një përgjigje për vrasësit e 1,500 dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019,” “Bojkoti mbarëkombëtar nga populli iranian i farsës së zgjedhjeve të ardhshme është ana tjetër e medaljes e kryengritjeve popullore,” “Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike,” “Massoud Rajavi: Vota jonë është për ndryshim regjimi dhe bojkotimin e farsës së zgjedhjeve,” “Massoud Rajavi: Nuk do të pushojmë derisa atdheu ynë të çlirohet nga diktatura. Për ta arritur këtë, do të na duhet të luftojmë njëqind herë më fort,” “Massoud Rajavi: Bojkotimi i farsës së zgjedhjeve është detyrë patriotike.”