Thursday, January 27, 2022

Iran – Njësitë e Rezistencës dhe Mbështetësit e Muxhahedinëve Zhvillojnë Veprimtari me Rastin e Përvjetorit të Dytë të Kryengritjes së Nëntorit

Maryam Rajavi: Kryengritja e nëntorit nxori në pah vullnetin për ta çliruar popullin iranian dhe ishte një përgatitje për kryengritjen dhe betejën për përmbysjen e regjimit

Javën e kaluar, në përvjetorin e dytë të kryengritjes së Nëntorit 2019, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës vendosën afishe, pankarta dhe shkruan grafite në mbarë Iranin, duke nderuar kujtimin e 1500 martirëve të kryengritjes dhe duke rigjallëruar vendosmërinë për të vazhduar protestat derisa të vendoset liria dhe demokracia në Iran.

Në nëntor 2019, të rinjtë e rebeluar dolën nëpër rrugët e mbi 200 qyteteve anembanë Iranit, duke shfaqur vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur diktaturën fetare dhe për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Iran. Këto aktivitete u zhvilluan pavarësisht një atmosfere shumë intensive nga prania e forcave të sigurisë në qytete të ndryshme anembanë Iranit dhe patën një ndikim të rëndësishëm në mposhtjen e përpjekjeve të regjimit për të futur një atmosferë terrori në shoqëri. Populli i mirëpriti këto aktivitete, veçanërisht pasi shumë prej tyre u zhvilluan në mes të ditës të shoqëruara nga thirrjet e Njësive të Rezistencës me slogane që dënonin diktaturën në pushtet dhe që e ftonin të ngrihej për të vazhduar protestat e nëntorit 2019.

Krahas Teheranit, këto aktivitete u zhvilluan edhe në Isfahan, Tabriz, Karaj, Rasht, Mashhad, Ardabil, Kerman, Arak, Abadan, Kashan, Qom, Bushehr, Lahijan, Robat Karim, Borujerd, Jiroft, Neyshabur, Saravan, Najafabad dhe Behbahan.