Friday, June 18, 2021

Iran: Njësitë e Rezistencës të MEK vazhdojnë të nxitin bojkot të zgjedhjeve

MEK Resistance Units call for elections boycott across Iran - May 2021Njësitë e Rezistencës të MEK bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve në mbarë Iranin – maj 2021

Gjatë javës së fundit, rrjeti i Opozitës Iraniane e ka vazhduar fushatën e tij të gjerë në mbarë vendin kundër farsës së zgjedhjeve të mullahëve. Rrjeti i brendshëm i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), i njohur si Njësitë e Rezistencës, ka zhvilluar veprimtari anti-regjim në mbi 60 zona të 23 qyteteve iraniane.

Slloganet e tyre kishin në shënjestër farsën e zgjedhjeve presidenciale të qershorit. Këto sllogane përfshinin: “Jo sundimit të mullahëve, jo tiranisë fetare, jo represionit, jo plaçkitjes, dhe po lirisë e një republike demokratike,” “Vota jonë është për ndryshim regjimi, po një republike demokratike,” dhe “Demokraci dhe liri me Maryam Rajavi.”

Këto veprimtari janë mirëpritur nga publiku dhe “bojkoti i zgjedhjeve të mullahëve” është kthyer tashmë në një lëvizje të gjerë shoqërore.

Njësitë e Rezistencës kanë ngjitur gjithashtu postera e afishe nëpër vende publike, ku bëhet thirrje për një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve presidenciale të mullahëve. Shumë sllogane në afishet dhe graffiti janë të frymëzuara nga mesazhet e Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe udheheqësit të Rezistencës Iraniane, Massoud Rajavi.