Friday, March 29, 2024

Iran: Riarrestohen Ish të Burgosur Politikë dhe Familjarë të Anëtarëve të PMOI në Vigjilje të Përvjetorit të Kryengritjes së Nëntorit 2019

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

 

Burgu Evin në Iran

Njëkohësisht me përvjetorin e kryengritjes së nëntorit 2019 dhe nga frika e shpërthimit të protestave popullore, forcat shtypëse të regjimit kanë arrestuar një numër të madh ish të burgosurish politikë dhe familjarësh të anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Gjithashtu, ata kanë thirrur edhe persona të tjerë për t’u paraqitur dhe i kanë paralajmëruar që të mos zhvillojnë asnjë aktivitet në përvjetorin e kryengritjes.

Më 11 nëntor 2020, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës në Sonqor (provinca Kermanshah) kanë bastisur shtëpitë e disa ish të burgosurve politikë, duke përfshirë Saeed Asghari, 51 vjeç, Saeed Samimi, 24 vjeç, dhe Kasra Bani-Ameriyan, 24 vjeç, dhe i kanë arrestuar e i kanë dërguar ata në burgun Evin në Teheran. Ata kishin qenë të arrestuar më përpara më në mars 2018 dhe i kishin liruar me kusht dy muaj më vonë pasi i kishin marrë në pyetje në Pavijonin 209 të burgut Evin. Ndërkohë Bani-Ameriyan vazhdonte kemoterapinë për leuçemi. Burgosja, sidomos pas përhapjes së koronavirusit, e vë atë në rrezik të madh.

Në një zhvillim tjetër, e burgosura politike Fatemeh Mothana është sëmurur me tifo në burgun Evin, por autoritetet refuzojnë ta çojnë në spital. Ajo është burgosur gjashtë vite më parë, dhe vuan edhe nga probleme të mëlçisë dhe dhe nga një sëmundje e rëndë e kolitit. Shëndeti i saj është në rrezik të madh.