Tuesday, September 28, 2021

Iran – Të rinjtë e Rebeluar në Teheran e Dhjetëra Qytete të Tjera u Vënë Zjarrin Fotove të Khamenei, Qassem Soleimani, dhe Ebrahim Raisi

 

Të mërkurën më 28 korrik 2021, në solidaritet me kryengritjen e banorëve të zemëruar të Khuzestan e qyteteve të tjera të Iranit, të rinjtë e rebeluar dhe mbështetësit e Mojahedin-e Khalq (MEK/PMOI) në Teheran e qytete të tjera u vunë zjarrin fotografive të Khamenei, Qassem Soleimani, komandantit të eliminuar të forcave terroriste Quds, dhe Ebrahim Raisi, presidentit të zgjedhur të regjimit, i cili njihet si ekzekutuesi i masakrës së 1988-ës.

Këto veprimtari janë kryer pavarësisht atmosferës së sigurisë së lartë në qytete, dhe ndërkohë që Forcat e Sigurisë së Shtetit dhe Garda Revolucionare janë në vigjilencë maksimale për t’iu kundërvënë protestave në shumë qytete të vendit. Banorët e këtyre qyteteve i kanë mirëpritur këto veprimtari, të cilat, krahas Teheranit të Madh, janë zhvilluar edhe në Isfahan, Hamedan, Karaj, Shiraz, Mashhad, Bandar Abbas, Yasuj, Zahedan, Dezful, Bushehr, Malard, Kazerun, Shahriar, Shahroud, Fooladshahr, Parand (Tehran), Robat Karim (Tehran), Varamin, Kooshk (Isfahan), Zeh-e Kalut (Kerman), Sarbaz, Lordegan, Shahrekord, Najafabad, Iranshahr, dhe Delgan. Foto të disa prej këtyre veprimtarive mund të shihen më poshtë.