Tuesday, August 3, 2021

Iran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe Mbështetësve të MEK në Javën e Dytë të Qershorit – Thirrje për Bojkot të Farsës së Zgjedhjeve

 

Over the past week, supporters of the Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) and Resistance Units called for a boycott of the clerical regime’s presidential electionMashhad, Sanandaj, dhe Semnan – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, duke bërë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit – “Vota ime është për ndryshim regjimi, po një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike” – Java e dytë e qershorit 2021

“Kombi nuk e ka harruar, Raisi është laroja i masakrës së 1988-ës.”

Gjatë javës së fundit, mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës kanë bërë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit duke ngjitur postera e afishe, duke shkruar graffiti, dhe duke shprëndarë fletushka. Këto veprimtari janë kryer ndërkohë që forcat e sigurisë të regjimit ishin në vigjilencë maksimale. Njerëzit në rajone të ndryshme e kanë mirëpritur këtë fushatë.

Krahas zonave të ndryshme të Teheranit, veprimtaritë e mbështetësve të MEK dhe qendrave të Rezistencës janë kryer edhe në qytete të tjera si Karaj, Isfahan, Shiraz, Mashhad, Hamadan, Ahvaz, Kermanshah, Ilam, Bandar Abbas, Arak, Qazvin, Semnan, Sanandaj, Abadan, Shahr-e-Rey, Behshahr, Yasuj, Andimeshk, Dezful, Behbahan, Firzabad, Lar (Fars), Shahinshahr, Mahshahr, Hamidiyeh, Baghmalek, Marvdasht.