Thursday, December 2, 2021

Iran – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK Njëkohësisht me Rihapjen e Shkollave

 

iran-isfahan-mek-resistance-units2Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

 

“Zgjerojini Njësitë e Rezistencës në Shkolla dhe Universitete”

Njëkohësisht me rihapjen e shkollave në Iran, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) u kanë bërë thirrje studentëve që të ngrihen për liri dhe demokraci në Iran dhe ta çlirojnë vendin nga diktatura klerikale, duke ngjitur postera dhe afishe, e duke shkruar graffiti. Banorët e qyteteve të ndryshme i kanë mirëpritur këto veprimtari, të cilat janë kryer në pjesë të ndryshme të Teheranit të Madh, Qom, Mashhad, Isfahan, Ardabil, Shiraz, Arak, Qazvin, Ahvaz, Kerman, Hamedan, Saveh, Lahijan, Kashan, Ramsar, Neyshabur, Maragheh, Sanandaj, Minab, Shahrekord, Esfarayen, Garmsar, Bandar Torkaman, Sonqor, dhe Langarud.

Disa nga slloganet ishin: “Maryam Rajavi: Mësimi i lirisë është mësimi i vetëm për rininë e Iranit,” “Maryam Rajavi: Dëshira e flaktë e rinisë së rebeluar për liri dhe ndryshim regjimi nuk mund të shuhet,” “Maryam Rajavi: Në betejën e fatit, ne do të triumfojmë kundër tiranisë së Velayat-e Faqih,” “Maryam Rajavi: Ngritja dhe protestimi janë mënyra e duhur për ta nderuar kujtimin e 1,500 dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019,” “MassoudRajavi: Nuk duhet t’i dorëzohemi mallkimit të COVID-19 (i krijuar si rezultat i politikës së regjimit për viktima në masë). Duhet të ngrihemi dhe të protestojmë kundër regjimit me çdo kusht,” “Massoud Rajavi: MEK është e përkushtuar plotësisht ndaj çlirimit të atdheut të vet,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Poshtë tirani, qoftë ai mbreti apo lideri (Khamenei),” “Poshtë Khamenei dhe Raisi, rroftë Rajavi,” “Zgjerojini Njësitë e Rezistencës në shkolla e universitete,” “Vdekje parimit të Velayat-e-Faqih, vdekje Raisi-t, ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës.”