Thursday, March 28, 2024

Iran:Rojet na rrahën egërsisht ndërsa hynim në burg, dëshmon ish i burgosuri në gjyqin e Noury-t.

Të enjten, gjyqi i Hamid Noury-t arriti seancën e 80-të që nga arrestimi i tij në 2019 në Suedi. Noury, një zyrtar i burgut iranian, u kap për shkak të rolit të tij në masakrën e 1988 të 30,000 të burgosurve politikë.

Shumica e viktimave ishin anëtarë të Muxhahedine-ve Khalq (MEK/PMOI). Gjatë seancës së së enjtes, Alireza Akbari Sepehr, një ish i burgosur politik nga organizata e luftës për emancipimin e klasës punëtore (Paykar), ndau kujtimet e tij të dhimbshme në burg. Sepehr u arrestua në vitin 1982 në Iranin juglindor së bashku me gruan e tij shtatzënë, muaj pasi organizata që ai mbështeste ishte çmontuar.

Gruaja e Sepehr-it lindi djalin e tyre disa muaj më vonë në një qeli të izoluar. Akbari Sepehr dëshmoi të enjten se kishte pasur tre takime me Hamid Noury, i njohur si Abbasi, në burgun famëkeq Evin, ku Abasi ishte ndihmës prokuror. Z. Akbari Sepehr u dënua me 12 vjet burg. Në vitin 1987, pas grevës së urisë së të burgosurve politikë në burgun Evin, Akbari Sepehr dhe qindra anëtarë të MEK-ut u transferuan në burgun e Gohardashtit.

Akbari dëshmoi për të ashtuquajturin tuneli i vdekjes. Me mbërritjen e të burgosurve, gardianët filluan të rrihnin egërsisht të burgosurit që duhej të kalonin nëpër një korridor të rrethuar nga roje. Pasi kaluam nëpër tunel, të burgosurit e MEK-ut dhe unë u transferuam në një qeli, ku rojet na zhveshën lakuriq dhe na lidhën sytë, pastaj vazhduan të na rrihnin, tha ai në gjykatë.

Akbari Sepehr i tha gjykatës se ditë para masakrës së 1988, gardianët morën televizorin me pretekstin e rregullimit të tij dhe gjithashtu ndaluan të sillnin gazeta. Të gjitha takimet u anuluan dhe të burgosurit u informuan përmes kodeve morse se Komisioni i Vdekjes  kishte ardhur në burg. Të ashtuquajturat Komisione të Vdekjes u krijuan menjëherë pasi udhëheqësi suprem i regjimit, Ruhollah Khomeini, nxori një fetva për të eliminuar të burgosurit politikë, kryesisht anëtarët e MEK. Ata identifikuan vetëm anëtarët e MEK-ut që refuzuan të mohonin organizatën dhe idealet e saj demokratike.

Presidenti aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, i njohur ndryshe si gjykatësi i varur, ishte një anëtar kyç i Komisionit të Vdekjes.

Të burgosurit marksistë, si Akbari Sepehr, u detyruan të luteshin dhe të bënin një intervistë duke dënuar qëndrimet e tyre të mëparshme. Kur u bëra i sigurt për ekzekutimet, pranova të lutesha dhe të bëja intervistën,- tha ai. Sepehr konfirmoi rolin e Noury-t në masakrën e 1988-ës dhe dëshmoi nën betim se Hamid Noury është me të vërtetë Hamid Abbasi famëkeq, i cili punoi në burgun e Gohardashtit si  zëvendës gardian.

Njëkohësisht me gjyqin e Noury-t, mbështetësit e MEK-ut dhe anëtarët e familjeve të viktimave vazhduan protestën e tyre jashtë gjykatës në Stokholm, duke kërkuar nga komuniteti botëror të mbajë përgjegjës liderët e regjimit gjenocidal (shkaterrues) të Iranit për krimet e tyre kundër njerëzimit.