EN FR DE IT AR ES AL

Konferencë e Madhe Transatlantike Online

123

Iran: Perspektivat për ndryshim një vit më vonë – politika e duhur nga ana e Perëndimit

Për të shënuar përvjetorin e protestave të nëntorit 2019 në Iran, iranianët dhe mbështetësit e opozitës demokratike po e përkujtojnë atë kryengritje me një konferencë online të martën. Ata theksojnë vullnetin e tyre për ta vazhduar kryengritjen deri në përmbysjen e regjimit që sundon Iranin.

Më 15 nëntor 2019, në qytete të ndryshme iraniane shpërtheu një kryengritje masive. Protestat zgjatën rreth një javë dhe u përhapën në mbi 190 qytete në të 31 provincat e Iranit. Kryengritja e nëntorit 2019 ishte e paprecedent në 40 vitet e fundit, sidomos për shkak të gjerësisë së saj, shpejtësisë së përhapjes, organizimit, trimërisë së protestuesve, dhe gatishmërisë së tyre për të rrezikuar jetën.

Dhjetëra zyrtarë e media shtetërore në Iran ia vunë fajin opozitës kryesore iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), për udhëheqjen e protestave përmes ekipeve të vogla të quajtura “Njësi Rezistence.”

Me urdhër të Liderit Suprem të regjimit Ali Khamenei, të paktën 1500 protestues u masakruan nëpër rrugë. Mbi 4000 u plagosën dhe të paktën 12000 u arrestuan.

Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), është folësja kryesore në eventin e sotëm. Në fjalimin e saj, ajo tha: “Njësitë e Rezistencës dhe të rinjtë e guximshëm i mbajnë gjallë flakët e kryengritjes së nëntorit 2019”. Ajo shtoi: “Jemi mbledhur bashkë me rastin e përvjetorit të kryengritjes së nëntorit 2019 për të bërë homazhe për njerëzit dhe të rinjtë e guximshëm që e filluan atë. Flakët që ata ndezën nuk do të shuhen deri sa sundimi i fashizmit fetar të mullahëve të digjet e të bëhet hi.“

Znj. Rajavi theksoi gjithashtu se: “Sot, vetë ekspertët dhe zyrtarët e regjimit po e pranojnë, njëri pas tjetrit, se kanë arritur në rrugë qorre dhe se nuk kanë më opsione për të ardhmen.
Por e vërteta edhe më e madhe është se po bien këmbanat për përmbysjen e këtij regjimi.”

Rajavi iu drejtua komunitetit ndërkombëtar duke thënë:”Politika e paqësimit nuk mund të përsëritet, por edhe nëse përsëritet, ajo nuk do t’i zgjidhte asnjë prej problemeve të regjimit. U ka mbaruar koha politikave që mbajnë anën e mullahëve. Kjo politikë do të korrte vetëm dëme e humbje.”

Një tjetër folëse në konferencë, ish-Senatorja kolumbiane Ingrid Betancourt, tha: “MEK ka treguar rrënjët e thella të Rezistencës në Iran. Të rinjtë e të rejat po u bashkohen Njësive të Rezistencës për të luftuar për të drejtat e tyre, për ndryshim regjimi, jo për reforma të thjeshta.”

Online Conference Marking Anniversary of Iran Protests November 10, 2020