Thursday, November 26, 2020

Live: Konferencë Online mbi Terrorizmin e Regjimit Iranian në Europë

Iran_Conference_terrorism_europe_22102020

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvillon sot një konferencë online për terrorizmin e regjimit iranian në Europë. Në këtë event marrin pjesë një numër personalitetesh politike nga të dyja anët e Atlantikut.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, dërgoi një mesazh në këtë konferencë dhe i bëri thirrje Bashkimit Europian që ta fusë në listën e zezë Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit si një grup terrorist. Folësit i bashkohen Rezistencës Iraniane në thirrjen ndaj qeverive europiane që ta dënojnë terrorizmin e mullahëve dhe t’i mbyllin ambasadat e regjimit, duke patur parasysh komplotin e dështuar me bombë në 2018-ën kundër tubimit të përvitshëm Irani i Lirë të NCRI-së në Paris nga diplomati terrorist i regjimit Assadollah Assadi.