Thursday, March 28, 2024

Mesazhe me Video nga Gra të Rebeluara dhe Njësitë e Rezistencës në Mbarë Vendin

Plani me 10 Pika i Maryam Rajavi-t për Iranin e së Nesërmes Garanton Demokraci, Barazi, dhe Drejtësi Sociale

 

Njëkohësisht me përvjetorin e prezantimit të Znj. Maryam Rajavi si Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) për periudhën e tranzicionit, përmes mesazheve me video më 20 tetor 2021, gra të rebeluara dhe anëtarë të Njësive të Rezistencës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) kanë shprehur dënimin e tyre për regjimin klerikal dhe kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për përmbysjen e diktaturës fetare në pushtet. Ata janë zotuar gjithashtu për përkushtimin e tyre ndaj themelimit të një republike demokratike të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore në të gjitha sferat politike, sociale, ekonomike, dhe kulturore, dhe në refuzimin e të gjitha formave të diskriminimit nën ligjet çnjerëzore të mullahëve.

Këto video janë dërguar nga dhjetëra qytete.

Në një mesazh nga Mashhad në Iranin veri-lindor, që i adresohet zonjës Rajavi, një grua e re thotë: “Ju më keni dhënë guxim, rezistencë, dhe qëndrueshmëri, dhe e kam kuptuar që ne gratë mund t’i bëjmë ballë shtypjes dhe të mos dorëzohemi.”

“Ne, gratë e shtypura të Iranit, e mbështesim planin tuaj me 10 pika për ta përmbysur regjimin dhe për të themeluar një Iran të lirë e demokratik,” thotë një anëtare e njërës nga Njësitë e Rezistencës të MEK në Teheran.

Një grua e re nga Isfahan thotë: “Me ju, së shpejti do të kemi një Iran të lirë e të begatë.”

Një grua tjetër nga qyteti Kermanshah në Iranin perëndimor thotë: “Nuk duam një regjim fashist, represiv e kriminal që kryen gjenocid. Do t’ju sjellim ju në Iran.”

“Ju na keni treguar se si t’i bëjmë ballë regjimit dhe si të rezistojmë,” tha një grua tjetër, pjesë e rezistencës, nga Shiraz.

Messages of solidarity of 120 women, members of MEK Resistance Units, with Maryam Rajavi