Thursday, August 6, 2020

Mesazhi i zonjës Pampuri Anëtar i Parlamentit shqiptar për Konferencën Ndërkombëtare Online për Lirinë dhe Demokracinë në Iran

Të shtunën, më 20 qershor 2020, me rastin e fillimit të vitit të 40-të të rezistencës së popullit iranian kundër fashizmit fetar që sundon Iranin, u mbajt një konferencë online që lidhi rreth 2,000 lokacione në mbarë botën.

Zonja Orjola Pampuri, anëtare e parlamentit nga Partia Demokratike e Shqipërisë, dërgoi një mesazh solidariteti në këtë konferencë. Në mesazhin e saj, zonja Pampuri tha:

Jam shumë e lumtur që kam rastin të flas edhe një herë me ju në këtë mbledhje, por sot dua t’u drejtohem njerëzve të Iranit dhe t’u them atyre që ne e dimë se sa vuani ju nën sundimin e këtij regjimi. Ne e dimë që ju nuk keni liri. Ne e dimë që ju nuk besoni në zgjedhjet e rreme në Iran. Ne e dimë që ndërsa drejtuesit e këtij regjimi të korruptuar kanë ndërtuar një jetë të jashtëzakonshme aristokratike për veten e tyre, shumica prej jush janë nën kufirin e varfërisë. Kemi dëgjuar se në disa provinca nuk keni as ujë të pijshëm. Ne e dimë që gratë tuaja janë dyfish të shtypura. Ne e dimë që fëmijët tuaj në vend që të studiojnë, të luajnë dhe të jetojnë një jetë të lulëzuar në një vend të pasur me naftë, por ata po jetojnë në varfëri dhe punojnë në rrugë. Ne e dimë që keni dalë duke protestuar në rrugë në nëntor 2019 për të kundërshtuar trefishimin e çmimit të benzinës, por ky regjim kriminal vrau 1.500 prej jush në vetëm disa ditë. Ne e dimë se deri më tani mbi 50,000 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit, por regjimi po përpiqet ta fshehë atë. Ne e dimë se në situatën e shpërthimit të koronavirusit, ku njerëzit në të gjitha vendet janë në karantinë, fëmijët tuaj duhet të kërkojnë ushqim në kazanët e mbeturinave. Ne kemi dëgjuar të bërtisni çdo ditë me zemër të dhimbshme se nuk e dëshironi këtë regjim, por ata që duan të ruajnë pushtetin pretendojnë se nuk dëgjojnë asgjë dhe janë të shurdhër. Por duhet ta dini që ne jemi me ju në Shqipëri. Ne mbështesim Moxhahedinët dhe qëllimin e tyre për të vendosur lirinë dhe demokracinë në Iran. Ne shohim që Moxhahedinët i kanë kushtuar jetën e tyre për liri, dhe me udhëheqës të tillë jemi të sigurt se liria dhe demokracia do të kthehen shpejt në vendin tuaj. Dita që Irani të çlirohet, dhe Marjam Raxhavi të kthehet në Iran, të gjithë do të jemi të lumtur sepse dhimbja juaj sot është dhimbja jonë dhe fitorja juaj do të jetë fitorja jonë.