Wednesday, January 26, 2022

Një Ide që Lidh Bashkë Zemra në Iran e Përtej

Shkruar nga Shahriar Kia

Më 28 tetor 2021, Organizata e komuniteteve iraniano-amerikane zhvilloi një takim në Uashington D.C. të quajtur “Samiti për Iranin e Lirë 2021“. Folësit përfshinin spektrin e plotë politik në Uashington: një zëvendës president i Shteteve të Bashkuara nga administrata e mëparshme republikane, një ish-senator demokrat nga Neë Jersey, një ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA nga një qeveri republikane, një ish-senator demokrat nga Connecticut, dhe një gjeneral me katër yje nga Korpusi i Marinës së Shteteve të Bashkuara. Edhe pse nga prejardhje të ndryshme, fjalimet pasqyruan harmoni në një qëllim të përbashkët: një udhërrëfyes të qartë drejt ndryshimit në Iran.

Mike Pence, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara (2017-2021) tha: “Lëvizja e rezistencës në Iran nuk ka qenë kurrë më e fortë se sot. Njësitë e Rezistencës në Iran janë qendra e shpresës për popullin iranian. Ata janë motori i ndryshimit nga brenda gjatë kryengritjeve dhe protestave të vazhdueshme. Në të dyja partitë politike, populli amerikan qëndron pa mëdyshje në anën e popullit iranian dhe rezistencës së tij.”

Senatori Joe Lieberman, kandidat për Zëvendës President i SHBA (2000), tha: “Regjimi në Teheran është në pikën e tij më të dobët që nga revolucioni. Ekonomia e tij është e rrënuar. Regjimi në Teheran nuk e ka mbrojtur popullin e Iranit nga virusi i COVID-19. Kjo nuk është thjesht paaftësi; kjo është brutalitet. Bota mund ta sjellë përmbysjen e regjimit duke mbështetur popullin e Iranit dhe këtu në Uashington, administrata duhet të marrë drejtimin e politikës historikisht dypartiake amerikane ndaj Iranit.”

Michael Mukasey, Prokurori i Përgjithshëm i 81-të i SHBA, tha gjithashtu: “Bota, dhe në veçanti qeveria jonë, nuk duhet të paralizohet nga shumëllojshmëria dhe poshtërsia e akteve që kanë kryer mullahët. Përgjigjja duhet të jetë një presion i palëkundur dhe gatishmëri e hapur për t’u marrë me anëtarët e regjimit individualisht, duke përfshirë edhe vetë Raisin, në çfarëdo forme që të jetë e disponueshme. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund sjelljes së regjimit është t’i jepet fund vetë regjimit.”

Senatori Robert Torricelli, senator amerikan (1997-2003), i tha audiencës: “Ekziston një organizatë e cila nuk ka bërë kurrë kompromis me terrorin, nuk është ulur kurrë në një tryezë për të ndarë liritë tuaja, nuk ka marrë pjesë kurrë në gjenocid, nuk është përgjegjëse për varfërinë tuaj. Dhe kjo organizatë ka mjetet, udhëheqjen, fokusin, mbështetjen ndërkombëtare për t’iu ribashkuar komunitetin ndërkombëtar. Kjo organizatë është MEK, dhe zonja Rajavi është udhëheqësja e saj, dhe ne jemi përgjigjja.”

Gjenerali James Conway, Komandanti i 34-t i Korpusit Detar i quajti anëtarët e MEK-ut në Ashraf 3 të Shqipërisë “heronjtë” e tij dhe ndau eksperiencën e vizitës së tij në Ashraf 3.

Për disa spektatorë, ky mund të jetë thjesht një tjetër event i MEK-ut ku përplasen disa “interesa të veçanta”, por po t’i marrësh seriozisht në konsideratë elementët e ndryshëm të samitit, tregon më shumë se ç’kanë treguar titujt në media.

Në këtë moment, trazirat dhe rrëmuja po dridhen thellë nën shoqërinë iraniane. Herë pas here, një shkëndijë e vetme me origjinë ekonomike apo sociale nxjerr në sipërfaqe emocione të forta dhe një shpërthim social trondit botën. Shtypja dhe diskriminimi i gjatë prej dekadash të tëra e kanë detyruar popullatën të kërkojë opsione serioze. Raportimet për sekuestrimin e armëve pa leje në çdo cep të vendit janë kthyer në normalitetin e ri.

Regjimi po përballet gjithashtu me një izolim serioz në Lindjen e Mesme. Për vite të tëra, popujt e Libanit, Irakut, Sirisë, Jemenit, Afganistanit, etj. Kanë vuajtur nga korrupsioni i institucionalizuar si dhe luftërat e nisura nga militantët e mbështetur nga Irani.

Me bomba e vrasje, Teherani ka helmuar pesë kontinente. Ai po i bën shantazh komunitetit ndërkombëtar me një program bërthamor, edhe pse akoma nuk ka arritur të zotërojë as edhe një armë të vetme brëthamore. Irani është dënuar mbi 60 herë nga ndërkombëtarët për dhunimin e të drejtave të njeriut.

Të gjithë faktorët tregojnë se klerikët në pushtet dhe rojat e tyre janë një rrezik serioz për Iranin dhe botën. Por në mungesë të një mundësie alternative ndaj status quo-së, duket sikur të gjithë duhet të përshtaten e ta shpërfillin. Dhe ky është pikërisht mesazhi që Teherani dhe lobet e tij në mbarë botën po përpiqen të transmetojnë, ndërsa “Samiti për Iranin e Lirë 2021” po bën pikërisht të kundërtën.

“Një nga gënjeshtrat më të mëdha që regjimi i ka shitur botës është se nuk ka asnjë alternativë ndaj status quo-së. Por ekziston një alternativë – një alternativë e mirë-organizuar, plotësisht e përgatitur, me kualifikimet perfekte, dhe me mbështetje popullore, e quajtur MEK,” tha Z. Pence, duke shtuar:
MEK është e përkushtuar ndaj demokracisë, të drejtave njerëzore, dhe lirisë për çdo qytetar të Iranit dhe udhëhiqet nga një grua e jashtëzakonshme, Znj. Rajavi është frymëzim për botën. Plani i saj me Dhjetë Pika për të ardhmen e Iranit do të garantojë lirinë e shprehjes, lirinë e grumbullimit, dhe lirinë e çdo iraniani për t’i zgjedhur vetë udhëheqësit e tij.”