Thursday, March 28, 2024

Opozita iraniane PMOI/MEK pret Mike Pompeo në Ashraf 3, Shqiperi

Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e koalicionit opozitar iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), takohet me Sekretarin Michael Pompeo në Ashraf-3, shtëpia e mijëra anëtarëve të lëvizjes kryesore opozitare, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/ MEK) në Manëz, Shqipëri — 16 maj 2022.

Ashraf 3, shtëpia e mijëra anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Manëz, Shqipëri, priti Mike Pompeo, Sekretarin e 70-të të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, të hënën, më 16 maj.

Sekretari Pompeo u takua me Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Gjatë vizitës pesë-orëshe në Ashraf-3, sekretari Pompeo vizitoi gjithashtu “Muzeun e 120 viteve të luftës për liri në Iran”, xhaminë Fatima Az-Zahra, të quajtur per nder te vajzes së Profetit të Islamit dhe monumente të tjera te ndërtuara në shtëpinë e re të MEK. Ai mbajti një fjalim në një tubim të anëtarëve të PMOI/MEK në Ashraf3.

Kjo vizitë përkoi me ditën e gjashtë të protestave mbarëkombëtare në mbarë Iranin, ku vendasit e guximshëm në qytete të shumta dolën në rrugë duke bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe demokraci. Protestat e fundit janë nxitur nga një rritje dramatike e çmimeve të produkteve ushqimore.

Do të doja të njihja gjithashtu presidenten e sapozgjedhur Maryam Rajavi. Nën udhëheqjen e saj, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po hedh bazat për një republikë të lirë, sovrane dhe demokratike në Iran- tha sekretari Pompeo në fjalimin e tij në Ashraf 3.

Një faktor serioz i munguar në politikën e SHBA-së ndaj Iranit ka qenë mungesa e mbështetjes politike për opozitën e organizuar- tha sekretari Pompeo. Ai gjithashtu shtoi se- regjimi në Teheran shkoi në ekstrem për të masakruar 30,000 të burgosur politikë, ku objektivat kryesore të tyre dhe shumica e viktimave ishin antare te MEK. Kërcënimi i sulmit shtrihet edhe përtej kufijve të Iranit, me regjimin që ka zhvilluar komplote terroriste në Evropë dhe SHBA kundër liderëve të kësaj lëvizjeje. Tani, për të korrigjuar politikën e Iranit, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë, është një domosdoshmëri për administratën e SHBA-së që t’i afrohet Rezistencës Iraniane dhe të përfitojë nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme. Ashraf 3 është një vend i tillë për t’u fokusuar,- vazhdoi ai.

Zonja Rajavi përshëndeti sekretarin Pompeo dhe shprehu mirënjohjen e saj për vizitën e opozitës iraniane PMOI/MEK në Ashraf 3. Ajo theksoi vendosmërinë e Rezistencës iraniane dhe popullit iranian si një forcë e përbashkët për t’i dhënë fund shkeljeve të të drejtave të njeriut prej katër dekadash nga mullahët, luftënxitësit, terrorizmi dhe shkatërrimin brenda Iranit, në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

“Për një kohë, mullahët u përpoqën ta portretizonin Irakun si armik. Pastaj, ata u përpoqën të portretizonin Shtetet e Bashkuara si armik. Por populli i Iranit dhe MEK thonë se armiku ynë është në Iran. Mullahët thanë se MEK ishin terroristë, një kult dhe armiq të Zotit. Ata pretenduan se MEK nuk kishte ndonjë bazë mbështetjeje në Iran. Ka shumë akuza të ngjashme dhe të pabaza,- shpjegoi presidentja e zgjedhur e NCRI.