Monday, July 26, 2021

Për t’i Dhënë Fund Terrorizmit të Regjimit Iranian, Është e Domosdoshme t’i Kundërvihemi Fushatës së Tij të Keqinformimit dhe Lajmeve të Rreme

 

The United States government is offering a reward of up to $15 million for information that can help disrupt the financial apparatus of the Iranian regime's Islamic Revolutionary Guards Corps (IRGC).Për vite të tëra, teokracia që sundon Iranin ka përdorur shtypjen brenda vendit dhe eksportimin e terrorizmit jashtë vendit si dy metoda për ruajtjen e pushtetit. Për të mbuluar gjurmët dhe justifikuar krimet e tyre, mullahët demonizojnë gjithashtu viktimat e tyre.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, regjimi iranian ka ekzekutuar kampionin e mundjes, Navid Afkari. Për ta justifikuar këtë akt kriminal, mediat shtetërore dhe zyrtarët e regjimit janë përpjekur ta portretizojnë Navid-in si vrasës. Kohët e fundit, për ta frikësuar publikun, forcat e sigurisë kanë poshtëruar publikisht të rinj në Teheran, dhe e kanë justifikuar këtë duke i quajtur ata “banditë.” Forcat e Gardës Revolucionare (IRGC) kanë qëlluar për vdekje 1500 protestues gjatë protestave të nëntorit 2019, dhe i kanë quajtur protestuesit paqësorë “rebelë” e “agjentë të huaj.”

Megjithatë, fushata demonizuese sistematike e regjimit ka marrë në shënjestër opozitën demokratike, kryesisht Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Me mbi 120,000 anëtarë të masakruar nga regjimi gjatë 40 viteve të përpjekjes për liri, MEK ka qenë gjithashtu shënjestra e parë e brutalitetit të regjimit.

Për të justifikuar krimet kundër MEK, mullahët i janë drejtuar një fushate sistematike demonizimi kundër MEK. Shumë nga apologjetët e regjimit jashtë vendit kanë implementuar strategjinë e regjimit për njollosjen e imazhit të opozitës iraniane, jo vetëm për të justifikuar krimet e regjimit, por edhe për të përhapur idenë e gabuar sikur nuk ekziston asnjë alternativë ndaj regjimit iranian.

Arrestimi i diplomatit terrorist të regjimit në 2018-ën, i cili kishte në plan të shpërthente një bombë në tubimin e opozitës në Paris, tronditi mbarë botën. Ky i ashtu-quajtur “diplomat,” Assadollah Assadi, kishte përdorur mbulimin e tij diplomatik për të transferuar 500 gramë eksploziv TATP në Europë me anë të një avioni pasagjerësh. Më pas, ai ia kishte dorëzuar personalisht bombën dy operativëve të tjerë.

Edhe pse i arrestuar në flagrancë, diplomati terrorisit i regjimit i ka përsëritur vazhdimisht pikat e bisedimit të regjimit kundër MEK gjatë procesit të marrjes në pyetje. Krahas Assadi-t ka edhe apologjetë të tjerë të regjimit që përdorin mbulime dhe tituj “gazetarie” për ta demonizuar MEK-un. Ata justifikojnë shtypjen e popullit nga regjimi dhe terrorizmin jashtë vendit kundër anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës.