Wednesday, December 2, 2020

Përkujtimi i Martirëve të Kryengritjes së Nëntorit 2019 dhe të MEK në Kampin Ashraf në Shtator 2013

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

3 shtator 2020

Teheran- Përkujtimi i dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019 – 29 gusht 2020

Pas thirrjes javën e shkuar nga Z. Massoud Rajavi, Lideri i Rezistencës Iraniane, për të përkujtuar martirët e kryengritjes së nëntorit 2019 gjatë muajit të shenjtë të Muharram-it, Njësitë e Rezistencës dhe mbështetësit e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) kanë shkruar sllogane, kanë ngjitur postera dhe kanë shpërndarë fletushka në Teheran e qytete të tjera iraniane, duke përfshirë Karaj, Sanandaj, Behbahan, Rasht, Isfahan, Shiraz, Neyshabur, Qom, Mashhad, Ahvaz, Dehdasht, Tabriz, dhe Khorramabad, për t’i përkujtuar këta heronj të rënë. Ata nderuan gjithashtu kujtimin e 52 martirëve të MEK, të cilët u masakruan në Kampin Ashraf të Irakut nga Forca terroriste Quds e IRGC-së më 1 shtator 2013.

Disa nga slloganet e shfaqura në publik gjatë fushatave të javës së shkuar ishin: “E vetmja rrugë drejt lirisë është të ngriheni, dhe të revoltoheni për të fituar lirinë tuaj,” “Dëshmorët e MEK në Kampin Ashraf janë simbole të qëndresës dhe rezistencës. Ne do ta vazhdojmë rrugën e tyre,” “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi,” “Të kujtojmë dëshmorët e Kampit Ashraf, simbole të sakrificës dhe rezistencës,” “MEK është e vendosur për ta përmbysur regjimin klerikal anti-iranian,” “Njësitë e Rezistencës do ta përmbysin regjimin klerikal,” “Poshtë Khamenei, rroftë MEK, rroftë Rajavi,” “Massoud Rajavi: MEK i është përkushtuar çlirimit të atdheut.”

Neyshabur, Rasht, dhe Karaj – Nderimi i kujtimit të dëshmorëve të kryengritjes së nëntorit 2019– 1 shtator 2020

Ahvaz dhe Behbahan – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK – Përkujtimi i martirëve të kryengritjes së nëntorit 2019 – 1 shtator 2020

Qytete të ndryshme – Përkujtimi i martirëve të kryengritjes së nëntorit 2019- 1 shtator 2020

Teheran – Ngjitja e posterit të Maryam Rajavi-t, shënimi lexon: MEK është e vendosur ta përmbysë regjimin klerikal anti-iranian – 29 gusht 2020

Abadan dhe Arak – Lavdi MEK-ut, Rroftë Liria – 29 gusht 2020

Teheran- Përkujtimi i martirëve të kryengritjes së nëntorit 2019 – 29 gusht 2020

Tabriz, Shiraz, Mashhad, Karaj, dhe Ardabil – Veprimtaritë e mbështetësve të MEK: Protesta dhe kryengritje deri në arritjen e lirisë – 29 gusht 2020

Teheran dhe Shiraz – Shpërndarja e fletushkave në mbështetje të MEK, ku lexohet: MEK është e vendosur ta përmbysë regjimin klerikal anti-iranian – 27 gusht 2020

Rasht – “Rroftë MEK, poshtë teokracia e urryer që sundon Iranin” – 27 gusht 2020

Teheran – Një poster me foton dhe mesazhin e Z. Massoud Rajavi, liderit të Rezistencës Iraniane: Massoud Rajavi: MEK i është përkushtuar çlirimit të atdheut të vet.”- 27 gusht 2020

Teheran – Ngjitja e fletushkave nga mbështetësit e MEK: “Bashkatdhetarëve të rinj, bashkohuni me Njësitë e Rezistencës” – 26 gusht 2020

Teheran – Një poster i Maryam Rajavi-t në një vendkalim publik – 26 gusht 2020

Mashhad – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës në mbështetje të grevave të punëtorëve – 26 gusht 2020

Qom – Shpërndarja e fletushkave ku lexohet: “Poshtë Khamenei, rroftë liria” – 26 gusht 2020

Isfahan – Shkrim në mur nga mbështetësit e MEK: “Poshtë Khamenei, rroftë Rajavi” – 26 gusht 2020