Saturday, July 11, 2020

Përmbledhje e Lajmeve të Fundit – 24 Mars 2020

Latest News in Brief - March 24, 2020

Iran: Vdekjet nga Koronavirusi, 24 Mars 2020, 6:00 PM CET
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI / MEK) shpalli mbasditen e sotme, më 24 mars 2020, se numri i vdekjeve nga Koronavirusi e ka tejkaluar shifrën 10,900 në 219 qytete të Iranit.
Iran: Coronavirus Fatalities, March 24, 2020, has exceeded the number of 10,900Numri i viktimave në provincën Gilan është të paktën 1,050, në Khorasan Razavi 900, në Mazandaran 820, në Golestan 570, në Yazd 152, dhe në Khorasan-in Verior 28. Këto shifra duhet t’i shtohen numrit të viktimave në provincat e tjera.
***
Shpërthimi i Koronavirusit në Iran: Regjimi Përjashton MSF Ndërkohë që Rrit Represionin
Medecins Sans Frontieres(MSF)
Të hënën, regjimi iranian përjashtoi Médecins Sans Frontieres (MSF ose Mjekët Pa Kufij), ekip që kishte shkuar atje për të ndihmuar njerëzit e prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë, Alireza Vahhabzadeh, këshilltar i ministrit të shëndetit të regjimit, ka deklaruar në Tëitter se, meqë i ashtu-quajturi mobilizim kombëtar për luftimin e koronavirusit të ri po implementohet, dhe “kapacitetet mjekësore të Forcave të Armatosura Iraniane [të regjimit] janë plotësisht në shërbim të tij; Irani nuk ka nevojë për spitale të krijuara nga të huaj. [Si rrjedhim], prania e MSF në Iran është e pavend.”
Iran: Të Burgosurit Revoltohen Kundër Mosveprimit nga Ana e Regjimit Mes Përhapjes së Koronavirusit
Iran: Lorestan Province, Khorramabad Parsilon Prison
Raportet nga Irani tregojnë se ka patur të paktën dy rebelime në burgjet iraniane në provincën Lorestan të Iranit veri-perëndimor, ku të burgosurit janë përpjekur të arratisen për shkak të përhapjes së koronavirusit. Më 20 mars 2020, disa të burgosur në Burgun Qendror Aligudarz, të cilët ishin në rrezik ekspozimi ndaj Koronavirusit, u rebeluan e çarmatosën disa nga zyrtarët e regjimit, dhe u përpoqën të arratiseshin. Në një zhvillim të ngjashëm më 19 mars 2020, disa të burgosur në burgun Parsilon në Khorramabad të provincës Lorestan, të cilët ishin gjithashtu në rrezik infektimi nga koronavirusi, u revoltuan, çarmatosën rojat, dhe u arratisën kolektivisht.
Informacione të Detajuara mbi Përhapjen e Koronavirusit në Iran
Të hënën më 23 mars 2020, në një konferencë në internet të mbajtur nga Shoqata e Korrespondentëve të Akredituar në Kombet e Bashkuara (ACANU),

Mohammad Mohaddessin Chairman Foreign Affairs Committee of the National Council of Resistance of Iran

Z. Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit prezantoi informacione të detajuara mbi përhapjen e koronavirusit në Iran, si dhe arsyet e përhapjes së shpejtë të virusit dhe numrit të madh të viktimave.
Ai shpjegoi gjithashtu se si fshehja e fakteve dhe mungesa transparencës nga ana e autoriteteve të regjimit e kanë kthyer krizën e Koronavirusit në një katastrofë njerëzore.
Mohammad Mohaddessin, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
Rrjeti i PMOI/MEK në Iran feston Vitin e Ri pers, Nowruz-in
Anëtarët e rrjetit të grupit opozitar iranian PMOI/MEK festojnë Vitin e Ri iranian, Nowruz-in. Ata festojnë Nowruz-in ndërkohë që shohin televizionin e opozitës iraniane (INTV) dhe ndërkohë që dëgjojnë mesazhin e Presidentes së NCRI-së, Maryam Rajavi. Disa prej tyre vënë foto të Maryam Rajavi-t dhe liderit të Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi në Haft Sin (një vendosje e shtatë sendeve simbolike, emrat e të cilave fillojnë me shkrojnën “س” që shqiptohet “sin” dhe është shkrojna e 15-të në alfabetin pers. Është traditë që ajo të paraqitet me rastin e Nowruz-it, Vitit të Ri Iranian, i cili festohet ditën e ekuinoksit pranveror, që shënon fillimin e pranverës në hemisferën veriore).

Një tjetër infermiere vetëmohuese vdes në Iran për shkak të infektimit nga Koronavirusi
Një tjetër infermiere vetëmohuese ka vdekur në Iran për shkak të infektimit nga Koronavirusi. Kreu i Organizatës së Infermierëve në Qom ka shpallur vdekjen e Tahereh Esmaili, një infermiere që punonte në spitalin Beheshti të qytetit Qom.


Ky është një varrim i organizuar nga shteti për një komandant të IRGC-së që ka vdekur nga COVID-19
E dimë të gjithë që regjimi i #Iranit nuk do t’ia dijë aspak për jetët e iranianëve të rëndomtë. Kjo ceremoni varrimi tregon se ata nuk duan t’ia dinë as për jetët e ndjekësve të tyre që pakësohen gjithnjë e më shumë në numër.

View image on Twitter