Friday, May 14, 2021

Qeveria e Iranit Ka Frikë nga Përgjigjja ‘JO’ e Popullit

 

Irani do të zhvillojë së shpejti zgjedhjet presidenciale, dhe që tani, zyrtarët e qeverisë e mediat shtetërore flasin për ‘JO-në’ e madhe të popullit ndaj këtyre zgjedhjeve dhe shprehin frikë.

Por situata këtë herë është edhe më e keqe se në zgjedhjet e mëparshme. Këtë herë, qeveria detyrohet t’i bindë forcat e veta që ta mbështesin e të jenë të pranishme në skenën e këtyre zgjedhjeve.

Lidhur me këtë, e përditshmja shtetërore Shargh shkroi më 17 prill: “Qeveria, fraksionet e saj politike, madje edhe figurat individuale të saj e kanë humbur hegjemoninë dhe nuk janë më të afta t’i vënë njerëzit në të njëjtën vijë me idetë, besimet dhe shijet e tyre në mënyrë që të angazhohen në aksion politik. Kjo situatë është më e dhimbshme për reformistët sesa për çdo grupim tjetër.”

Shqetësimet e mediave të tilla që janë të lidhura me grupimin politik të liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, vijnë për shkak të urrejtjes së popullit, dhe slloganeve si ‘reformistë, principalistë, loja mbaroi’, të cilat kanë qenë fytyra e vërtetë e protestave këto vitet e fundit, dhe që tregojnë vullnetin për ta përmbysur regjimin.