Friday, March 29, 2024

Rajavi mbi Presidencën Raisi

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi ka nxjerrë një deklaratë për të festuar 40-vjetorin e demonstratës popullore kundër regjimit në Teheran.

Në këtë demonstratë të zhvilluar më 20 qershor 1981, mbi 500,000 mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) dolën nëpër rrugë për të protestuar kundër mohimit të lirive të tyre. Lideri Suprem Ruhollah Khomeini i dha urdhër Gardës Revolucionare të hapte zjarr mbi turmën.

Rajavi, duke folur në zyrat qendrore të Rezistencës në Ashraf 3, iu referua emërimit të Ebrahim Raisi-t si president javën e shkuar, pas bojkotit mbarëkombëtar të zgjedhjeve nga populli. Ajo tha se emërimi i “një vrasësi të masave dhe krimineli kundër njerëzimit si president tregon që diktatura fetare po bie gjithnjë e më poshtë dhe duhet të rrëzohet”.

Ajo shpjegoi se regjimi po del më i brishtë nga këto zgjedhje dhe, si rezultat, do t’i shtyp edhe më me egërsi të gjitha protestat. Ja përse Kryegjyqtari Raisi ishte zgjedhja e preferuar e Liderit Suprem Ali Khamenei, për shkak të historisë së dhunimeve të të drejtave njerëzore nga Raisi, duke përfshirë masakrën e 1988-ës. Rajavi tha se regjimi e ka instaluar Raisi-n në një përpjekje “të dënuar për dështim” për ta ruajtur pushtetin, dhe kjo hedh dritë mbi “vdekjen politike dhe përmbysjen e ardhshme” të regjimit.

Ajo tha: “Ai nuk është zgjidhje për regjimin por simbol i rrugës qorre në të ciliën gjendet regjimit, dhe i faktit që nuk i ka mbetur më asnjë rrugëdalje. Për më tepër, emërimi i tij tregon se Khamenei nuk ua ka besën as pjesëtarëve besnikë të rrethit të tij të brendshëm. President i regjimit mund të bëhet vetëm dikush që është i zhytur në gjakun e anëtarëve e mbështetësve të masakruar të MEK. Prandaj, Khamenei e ka pranuar si skandalin e emërimit të këtij personi, ashtu edhe turpin e zgjedhjeve të bojkotuara. Përmes bojkotit mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve, populli i Iranit tregoi vendosmërinë e tij për ta përmbysur regjimin.”

Rajavi shpjegoi se Khamenei donte të parandalonte kryengritjet, kështu që i ngushtoi radhët mes anëtarëve të regjimit dhe e lejoi koronavirusin të përhapej në masë, duke vrarë mbi 300,000 iranianë.

Ajo tha: “Khamenei është i vetëdijshëm për gjendjen në shpërbërje e sipër dhe për mangësitë e regjimit të tij, si dhe për gatishmërinë e shoqërisë për ta përmbysur atë. Prandaj ai ka marrë një pozicion mbrojtës, duke ngushtuar radhët në majë të regjimit, dhe duke hyrë në luftë me shoqërinë iraniane e me komunitetin ndërkombëtar.”