Sunday, May 16, 2021

Sanksionet e Reja të BE-së mbi Iranin Duhet të Bëjnë që të Kërkohet Llogari më Gjerësisht për Dhunimin e të Drejtave Njerëzore

Të hënën, Bashkimi Europian vuri sanksione të reja mbi tetë figura të strukturës së sigurisë të regjimit iranian, duke përfshirë kreun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Njoftimi për këto sanksione shpjegonte se Hossein Salami “mbart përgjegjësi për dhunime serioze të të drejtave njerëzore” pasi ai ka marrë pjesë në seancat planifikuese që çuan në përdorimin e forcës vdekjeprurëse kundër protestave mbarëkombëtare në nëntor 2019.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), e ka mirëpritur vendimin e BE-së dhe ka “përsëritur nevojën për t’i etiketuar IRGC-në dhe Ministrinë e Inteligjencës në tërësinë e tyre, për të ndjekur penalisht dhe dëbuar agjentët e mercenarët e tyre, si dhe për t’ua anulluar mercenarëve shtetësinë dhe statusin e refugjatit në Europë.Sanksionet e reja demonstrojnë që BE nuk i merr seriozisht narrativat e regjimit për sa i përket të drejtave njerëzore. Edhe pse këto sanksione janë shumë të rëndësishme, Bashkimi Europian duhet të marrë në shënjestër Liderin Suprem të regjimit Ali Khamenei dhe Presidentin Hassan Rouhani si autoritetet më të larta të përfshira në shtypjen e popullit iranian në kryengritjen e nëntorit 2019.