Thursday, December 2, 2021

Shqipëria dëbon një tjetër operativ të regjimit iranian për spiunazh ndaj kompleksit të MEK

 

Ashraf 3, the headquarters of PMOI/MEK in AlbaniaAshraf 3, zyrat qendrore të PMOI/MEK në Shqipëri

Një tjetër individ iranian është etiketuar nga autoritetet shqiptare si persona non grata (element i padëshirueshëm) për veprimet e tij kundër opozitës iraniane Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në Shqipëri, dhe shenjat tregojnë se do të përjashtohet nga Shqipëria në orët që vijnë,” raportoi të mërkurën televizioni shqiptar Top Channel, duke shtuar se personi në fjalë nuk do të lejohet të hyjë në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.

Ky individ, Danial Kasraie, është një iranian me shtetësi italiane. Ky 29-vjeçar dyshohet për spiunazh me qëllimin për të penetruar në shërbim të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit iranian.

Ky individ është i klasifikuar si figurë e rrezikshme që shkel sigurinë publike, sipas raporteve të agjencive shqiptare të anti-terrorit. Urdhrat për largimin e tij janë firmosur nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj, me Numër Vendimi 172, dhe pritet që ai të përjashtohet brenda pak orësh.

Danial Kasraie, 29 vjeç, është parë herë pas here pranë Ashraf 3, kompleksit të MEK që ndodhet në perëndim të kryeqytetit shqiptar Tiranës. Ai është përpjekur, në emër të regjimit iranian, të rekrutojë anëtarë aktualë apo të mëparshëm të MEK.

Që nga zhvendosja e anëtarëve të MEK nga Iraku në Shqipëri, regjimi iranian i ka shtuar veprimtaritë e spiunazhit në këtë vend të Ballkanit, kryesisht përmes objekteve të tij diplomatike. Në 2018-ën, autoritetet shqiptare parandaluan një tentativë nga regjimi iranian për të shpërthyer një bombë në një grumbullim festiv të anëtarëve të MEK pranë Tiranës. Kjo tentativë çoi në dëbimin e një diiplomati të lartë iranian nga Shqipëria. Dy diplomatë të tjerë u dëbuan në fillim të këtij viti dhe një qendër arsimore e drejtuar nga regjimi iranian u mbyll pasi u zbulua se vepronte si mbulim për veprimtaritë e spiunazhit të Teheranit kundër MEK.

“Janë nën hetim edhe individë të tjerë që dyshohen për bashkëpunim me [Kasraie] i cili është operativ i MOIS që kishte për qëllim të penetronte në radhët e anëtarëve të MEK,” shton raporti i Top Channel.

Vlen të përmendet se Komisioni i Sigurisë dhe Anti-terrorit i koalicionit të opozitës iraniane Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) pati nxjerrë një deklaratë më 19 nëntor 2019. Për të rekrutuar shënjestrat e tij, ky operativ i regjimit të mullahëve e prezantonte veten si reporter që fitonte 7,000 euro në muaj. Dhe kur ishte e nevojshme, ai tregonte një kartë identiteti të falsifikuar dhe pretendonte se ishte anëtar i policisë sekrete të Shqipërisë.

Lexo më shumë:

Në një konferencë për shtyp më 23 tetor 2019, Shefi i Policisë shqiptare shpalli zbulimin e një celule terroriste të lidhur me regjimin iranian në këtë vend, sipas një deklarate të NCRI-së.

Komiteti i NCRI  për Sigurinë dhe Anti-terrorin u ka bërë thirrje të gjithë iranianëve në vendet europiane që t’u japin agjencive të zbatimit të ligjit çdo informacion që kanë lidhur me veprimtaritë e agjentëve të regjimit.

Në deklaratën e 29 prillit 1997, Bashkimi Europian pati theksuar se operativët e inteligjencës të regjimit duhet të përjashtohen nga Europa dhe se nuk duhet t’u jepen viza atyre iranianëve që janë të lidhur me shërbimet iraniane të inteligjencës dhe sigurisë.

Komiteti i NCRI-së për Sigurinë dhe Anti-terrorin përsërit se:

  1. Agjentët dhe operativët e Ministrisë së Inteligjencës, IRGC-së, dhe Forcave terroriste Qudsduhet të ndiqen penalisht, të ndëshkohen dhe të dëbohen nga territori europian.
  2. MOIS dhe IRGC duhet të përfshihen në listën e Bashkimit Europian për organizatat terroriste.
  3. Ambasadat dhe përfaqësitë e mullahëve, të cilat në të vërtetë janë qendra terrori e spiunazhi, duhet të mbyllen.