Sunday, May 16, 2021

Shtohen në Mbarë Iranin Thirrjet për Bojkot Mbarëkombëtar të Farsës së Zgjedhjeve Presidenciale

 

Bandar Anzali – Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës dhe mbështetësve të MEK, duke bërë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit – 10 prill 2021

Njësitë e opozitës iraniane brenda Iranit kanë bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të regjimit. Më 16 prill 2021, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) publikoi një deklaratë lidhur me këtë.

“Mes datave 9 dhe 15 prill 2021, mbështetësit e Muxhahedinëve (MEK/PMOI) dhe Njësitë e Rezistencës kanë bërë thirrje për një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit duke vendosur postera e afishe, duke shkruar graffiti, dhe duke shpërndarë fletushka në vende publike,” lexon deklarata e NCRI-së.

Në veprimtaritë e tyre, Njësitë e Rezistencës të MEK kanë theksuar se bojkoti mbarëkombëtar i zgjedhjeve është një përgjigje ndaj atyre që qëlluan për vdekje mbi 1500 protestues gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor 2019.