Friday, November 27, 2020

Terrorizmi i Iranit do të Shumëfishohet Nëse Regjimit Nuk i Kërkohet Llogari

 

The Iranian regime’s terrorist- diplomat Assadollah AssadiDiplomati terrorist i regjimit iranian, Assadollah Assadi

Më 27 nëntor do të fillojë gjyqi në Belgjikë për diplomatin terrorist të regjimit iranian, Assadollah Assadi, ish-konsullor i tretë i ambasadës së Teheranit në Vienë, i cili pati organizuar një komplot terrorist në zemër të Europës, komplot që mund të kishte lënë mijëra të vdekur po të mos ishte parandaluar.

Arrestimi i Assadi-t u parapri nga arrestimi i tre operativëve iranianë, dy prej të cilëve kishin marrë një pajisje eksplozive direkt nga ky diplomat terrorist. Kjo çështje në tërësi është një kujtesë e qartë e kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit të mbështetur nga Irani. Ajo nënvizon gjithashtu faktin që ky terrorizëm mund të kryhet jo vetëm nga aleatët e huaj dhe proksit e Iranit, por edhe nga celulat e fjetura që janë instaluar në shtetet shënjestër, me ndihmë nga infrastruktura diplomatike e Teheranit.

Për këtë arsye, ndjesia e urgjencës e qeverive perëndimore për një përgjigje politike ndaj kërcënimit të Teheranit duhet të rritet. Dhe nëse çështja Assadi nuk është arsye e mjaftueshme për këtë urgjencë, duhet të vihet në dukje fakti që ky ishte vetëm njëri nga disa komplote terroriste iraniane që janë zbuluar vitet e fundit.

Të enjten, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) zhvilloi një konferencë online për të diskutuar politikën britanike dhe europiane në kontekstin e terrorizmit iranian. Gjatë fjalës së tij në këtë event, ish-anëtari i Parlamentit Europian, Struan Stevenson, tha se veprimet e Assadi-t në 2018-ën janë miratuar në nivelet më të larta të regjimit iranian. Ai vuri në dukje gjithashtu se e njëjta gjë është e vërtetë edhe për një komplot më të hershëm për të sulmuar kompleksin shqiptar ku strehohen 3,000 anëtarë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (MEK / PMOI).

“Këto nuk janë të vetmet komplote terroriste që mbajnë gjurmët e gishtave të Zarif,” shtoi Stevenson. “Një tjetër terrorist i regjimit është kapur në Danimarkë, dy të tjerë janë përjashtuar nga Hollanda. Ata kanë operuar në Zvicër, Gjermani, Itali, Austri, dhe Turqi.”