Sunday, June 20, 2021

Tubim nga një Grup Familjarësh të Dëshmorëve të MEK në Varrezën Khavaran të Teheranit, me Thirrjet “Raisi, Laro i Masakrës së 1988-ës”

 

Teheran, Khavaran- Mbështetësit e MEK protestojnë kundër shkatërrimit të varreve të njerëzve të tyre të dashur. Shkrimet lexojnë: (Ebrahim) Raisi, Laro i Masakrës së 1988-ës

 

Sot mbasdite, një grup familjarësh të dëshmorëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) u grumbulluan në varrezën Khavaran të Teheranit duke thirrur me sllogane si “(Ebrahim) Raisi, Laro i 1988-ës.” Shumë dëshmorë të MEK të ekzekutuar në masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë janë të varrosur në varre masive në Khavaran, vend që është shndërruar në një përmendore për familjet e dëshmorëve.
Mbështetësit e MEK, duke mbajtur foto të njerëzve të tyre të rënë dëshmor, vendosën lule në varret e pashënuara. Familjarët mbanin gjithashtu afishe ku shkruhej: “Khavaran, dokument i fortë i krimeve kundër njerëzimit në Iran, masakrës së 1988-ës” dhe “Deri kur kriminelët të ndiqen penalisht dhe t’u kërkohet llogari, ne as nuk do të falim, as nuk do të harrojmë.”

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe liderëve të Bashkimit Europian e Shteteve të Bashkuara më 4 maj 2021, familjarët e dëshmorëve të MEK bënë thirrje për masa urgjente për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të varreve të njerëzve të tyre nga fashizmi fetar që sundon Iranin. Duke iu referuar fatwa-s kriminale të Khomeini-t që dha urdhër për eliminimin e gjithë të burgosurve politikë, anëtarë të MEK, të cilët nuk ishin përkulur në mbështetjen e tyre për MEK, letra lexon: ”Regjimi iranian ka nisur një fushatë për zhdukjen e gjurmëve të provave lidhur me masakrën, duke shkatërruar varret masive ku ata janë të varrosur.” Ata bënë thirrje për “masa të menjëhershme për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të varreve të dëshmorëve dhe zhdukjen e gjurmëve të krimeve, gjë që përbën torturë psikologjike ndaj mijëra familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në mbarë Iranin.”
Në të njëjtën kohë, organizata “Drejtësi për Viktimat e Masakrës së 1988-ës në Iran-JVMI” ka shpallur se 152 ish-zyrtarë të OKB, ekspertë të të drejtave njerëzore të spikatur në skenën ndërkombëtare, dhe ekspertë ligjorë i kanë shkruar një letër Komisioneres së Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, letër ku bëjnë thirrje për krijimin e një komisioni ndërkombëtar hetimor mbi masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë në Iran. Këtë masakër, Raportuesit Specialë të OKB e kanë përshkruar si krim kundër njerëzimit në shtator 2020.

Nënshkruesit e kësaj letre të hapur përfshijnë Mary Robinson, ish-Komisionere e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut dhe ish-Presidente e Irlandës; ish-Presidentin e Timorit Lindor; ish-Kryeministrin e Kanadasë; ish Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara; 28 ish-Raportues specialë të OKB mbi të Drejtat e Njeriut; si dhe ish-kryetarë të Komisionit Hetimor të OKB mbi Dhunimet e të Drejtave Njerëzore në Eritrea dhe në Korenë e Veriut; ish-Kryeprokurorin e Gjyqit Penal të OKB për Ish-Jugosllavinë dhe Ruandën; ish-prokurorin e Gjykatës Speciale Libaneze dhe Presidentin e parë të Gjykatës Speciale të OKB për Sierra Leone; ish Zëvendës Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut; dhe tre ish-gjykatës  të Gjykatës Europiane të Drejtësisë; plus gjashtë fitues të Çmimit Nobel për Paqen.

Në 1988-ën, Khomeini nxori një fatwa ku jepte urdhër për ekzekutimin e gjithë të burgosurve politikë të lidhur me organizatën Mujahedin-e Khalq (MEK). Letra nga ekspertë të OKB dhe të tjerë lexon: “Ka një pandëshkueshmëri sistematike që gëzohet nga ata që urdhëruan dhe kryen ekzekutimet jashtë-gjyqësore.” Shumë prej tyre, si Ebrahim Raisi, Kryegjyqtari aktual, dhe Alireza Avaei (AKA Avayi), Ministri i Drejtësisë i regjimit, kanë marrë pozicione të larta në institucione gjyqësore, të prokurorisë, dhe të shtetit.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka nxitur Këshillin e Sigurimit të OKB dhe të gjitha shtetet anëtare të OKB që ta dënojnë zyrtarisht fatwa-n e Khomeini-t për masakrën e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë si gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

 

Artikulli paraprakEid Mubarak
Artikulli tjetërPse Nuk po i Vaksinon Infermierët Irani?