Friday, March 29, 2024

Tubimi për Lirinë e Iranit Nënvizon Potencialin e Vërtetë për Ndryshim Regjimi në Iran

Shkruar nga Shahriar Kia

Ka shumë arsye për të besuar se Irani është më afër përmbysjes së diktaturës teokratike se ç’ka qenë ndonjëherë. Këtë besim e ndajnë shumë personalitete të spikatura ndërkombëtare që morën pjesë në Samitin Global për Lirinë e Iranit. Ky event lidhi bashkë mërgimtarë iranianë dhe mbështetësit e tyre politikë nga 30,000 lokacione të ndryshme në mbi 100 shtete.
Esenca e këtij mesazhi njihet mirë nga qindra ligjvënësit dhe ekspertët perëndimorë, që përfaqësojnë një gamë të gjerë partish politike, të cilët e kanë konsoliduar tashmë mbështetjen e tyre për NCRI. Afërsisht 1,000 personalitete politike u lidhën në livestream ose morën pjesë në tubimet e njëkohësishme që u zhvilluan në zona historike të Uashington D.C., Parisit, Berlinit, e qyteteve të tjera. Mes folësve në samit ishin: Kryebashkiaku Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, Z. Netw Gingrich, ish-Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Z. Stephen Harper, ish-Kryeministër i Kanadasë, Z. Sid Ghazali, ish-Kryeministër i Algjerisë, Z. Pandeli Majko dhe Z. Sali Berisha, ish-Kryeministra të Shqipërisë, Znj. Michèle Alliot-Marie, Z. Giulio Terzi, Z. John Baird, Znj. Anna Fotyga, ish-Ministra të Jashtëm të Francës, Italisë, Kanadasë, dhe Polonisë, përkatësisht, Z. Riad Yassin dhe Z. Khaled al-Yamani, ish-Ministra të Jashtëm të Jemenit, dhe Z. Jawad Anani, ish-Ministër i Jashtëm i Jordanisë.
Mesazhi i përbashkët i folësve dhe pjesëmarrësve në samit ishte potenciali i vërtetë për ndryshim regjimi në Iran.
“Regjimi i mullahëve është shteti terrorist numër një dhe për këtë arsye është e nevojshme të veprohet tani për ta hequr qafe një sistem të quajtur republikë islamike,” tha Z. Giulio Terzi, ish-Ministër i Jashtëm i Italisë, në mesazhin e tij për Samitin për Lirinë e Iranit.
Z. Terzi gjithashtu shtjelloi situatën kritike të regjimit dhe rolin kyç të Znj. Maryam Rajavi duke thënë: “Regjimi është shumë i frikësuar, dhe lëvizja udhëhiqet nga Madamë Rajavi, dhe frymëzohet nga programi i saj me 10 pika për demokracinë në Iran.”
Z. Terzi bëri thirrje për mbylljen e ambasadave iraniane duke thënë: “Ambasadat e regjimit iranian, të cilat veprojnë si platforma lëshimi për terrorizmin, duhet të mbyllen menjëherë.”
Ambasadori Terzi bëri gjithashtu thirrje që mullahët të mbahen përgjegjës për Masakrën e 1988-ës në Iran.