Monday, September 27, 2021

Zgjedhjet në Iran 2021 – Mohammad Mohaddessin: Zgjedhjet Presidenciale të Iranit Janë një Parodi, nën Kontrollin e një Njeriu të Vetëm

 

Mohammad Mohaddessin,Facebook Tëitter LinkedIn Pinterest Reddit Email Print

Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka folur rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian.

Në një konferencë për shtyp sot, ditën e mërkurë, 26 maj 2021, Z. Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), foli rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian, perspektivave e pasojave të saj, dhe përgjegjësisë së komunitetit ndërkombëtar.

Në komentet e tij, Z. Mohaddessin vuri në dukje se, gjatë 40 viteve të fundit, zgjedhjet në Iran nuk kanë patur kurrë si qëllim shprehjen e zgjedhjes popullore në një proces demokratik, të drejtë e transparent. “Ato janë një parodi, një proces selektimi nga një lider suprem i cili është vetë i pazgjedhur. Khamenei ka nën kontroll një organ të pazgjedhur vetingu që ka për detyrë të filtrojë kandidatët,” tha ai.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve nuk vendoset nga populli, por nga balanca e pushtetit brenda regjimit.

Mohaddessin ofroi arsyet e mëposhtme se pse zgjedhjet e këtij viti ndryshojnë nga ato të viteve të mëparshme:

  • Vijnë pas tre kryengritjeve mbarëkombëtare – në 2018, 2019, dhe 2020.
    • Regjimi po përballet me një shoqëri shpërthyese. Çdo ditë ka protesta nga pothuajse çdo sektor i shoqërisë.
    • Ekonomia është e falimentuar.
    • Regjimi është i izoluar në arenën rajonale dhe ndërkombëtare.
    • Grindjet e brendshme po përshkallëzohen.
    • Një opozitë e organizuar dhe shumë e fuqishme është bërë gjithnjë e më aktive brenda vendit.

Duke shpjeguar pse organi i vetingut nën kontrollin e Khamenei-t, Këshilli i Gardianëve, është detyruar të përjashtojë një njeri të besuar si Ali Larijani, i cili ka qenë kryetar i Parlamentit për 12 vite, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, drejtor i radios dhe televizionit shtetëror, Ministër i Kulturës, dhe Brigadier Gjeneral i IRGC-së, Mohaddesin nënvizoi se Khamenei është gjendur midis dy zjarresh, dhe për këtë arsye është detyruar ta ngushtojë rrethin për të konsoliduar pushtetin.

 

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së theksoi se Khamenei e ka lënë mënjanë teatrin ‘i moderuar-konservator,’ në mënyrë që të sigurojë presidencën për kandidatin e tij të parapëlqyer, Ebrahim Raisi, anëtarin kyç të komisionit të vdekjes që u solli vdekjen 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën dhe dha urdhër për qindra ekzekutime të tjera në fillim të viteve 1980,” duke e shndërruar kështu këtë maskaradë në një shfaqje nën kontrollin e një njeriu të vetëm.

Duke shpjeguar se kjo tkurrje e pashmangshme do të kthehet kundër tij pasi do ta zvogëlojë bazën e pushtetit të regjimit dhe do ta bëjë atë më të brishtë e më të paaftë për t’u përballur me krizat e shumta që e kanë përmbytur, Mohaddessin tha: “Regjimi do të bëhet më i brishtë përballë kryengritjes mbarëkombëtare që duket në horizont. Dhe kur kjo të ndodhë, do të jetë shumë më intensive dhe e përhapur sesa në vitet e mëparshme. Me pak fjalë, për Khamenei-n, kjo është një betejë mbijetese.”

Mohaddessin shtoi se, për të kompensuar dobësitë e brendshme dhe për të heshtur fraksionet e pakënaqura rivale, Khamenei ka ndihmuar në zgjatjen e konfliktit në Gaza. Kreu i një grupi palestinez pro-Teheranit ka dërguar një letër ku falenderon liderin suprem, Forcën Quds të IRGC-së, dhe komandantin e saj për praninë e tyre në “fushë-betejën” e Gazas, dhe për ofrimin e mbështetjes materiale, armëve, e trajnimeve për ta vazhduar atë konflikt vdekjeprurës.”

Gjithsesi, tha Mohaddessin, “as kjo shfaqje boshe force nuk mundet dhe nuk do të sigurojë një rrugëdalje nga pylli ku e ka futur veten Khamenei. Kjo për shkak se ai po përballet me një fuçi baruti, një shoqëri në prag të shpërthimit, dhe një lëvizje rezistence që e drejton këtë shoqëri.
“Të gjitha masat represive, arrestimet, ekzekutimet dhe kufizimet në rrjetet sociale kanë dështuar. Ato nuk e kanë parandaluar përhapjen e opozitës së organizuar, në formën e Njësive të Rezistencës,” nënvizoi kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së, duke shtuar se: “Thirrja mbarëkombëtare për bojkot të farsës së zgjedhjeve ka marrë vrull dhe njerëzit po bëjnë thirrje hapur për përmbysje të regjimit.”

 

Për ta mbështetur argumentin e tij, Mohaddessin vuri në dukje faktin që zyrtarët dhe mediat shtetërore janë duke i rënë alarmit. “Çdo ditë,” tha ai, “ata paralajmërojnë se publiku, sidomos rinia, po joshet gjithnjë e më shumë nga mbështetësit e Mojahedin-e Khalq dhe njësitë e rezistencës, dhe flasin hapur për impaktin e kësaj opozite në zemrat e mendjet e popullit iranian.”

Mohaddessin tha se Irani në vitin 2021 gjendet në prag të një transformimi thelbësor. “Ajo që ka ndodhur dje duhet t’u ofrojë një mësim të vlefshëm fuqive botërore. Ato kanë vazhduar t’i varin shpresat tek iluzioni i ekzistencës së të moderuarve e reformistëve brenda një teokracie mesjetare. Por nga nëpërka nuk lind kurrë një pëllumb. Kjo përqasje e gabuar ka sjellë dëme për popullin iranian dhe vetëm sa e ka trimëruar regjimin,” theksoi ai.

Duke kritikuar komunitetin ndërkombëtar, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së paralajmëroi se mullahët janë të bindur që nuk do të ndëshkohen për krimet e tyre. “Hidhini një sy ngjarjeve të muajit të fundit. Nga Kabuli në Riyadh, nga Beiruti në Bagdad, dhe nga Damasku në Rripin e Gazës, kudo ka vrasje e shpërthime. Ta dini mirë, fajin e ka regjimi iranian,” tha ai.

  1. Mohaddessin rikujtoi deklaratën e Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, Maryam Rajavi, e cila thotë se nuk ka më asnjë justifikim për ta paqësuar e për të patur marrëdhënie me këtë regjim.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së e përmbylli fjalën e tij duke thënë: “Çdo ndërveprim dhe bashkëpunim me mullahët do të ndihmojë në represionin e vrasjet ndaj popullit iranian. Do ta ndihmojë regjimin të posedojë armë bërthamore e të nisë konflikte në rajon. Ka ardhur koha që Perëndimi t’i japë fund paqësimit dhe të ndërmarrë një përqasje të rreptë.”

Ai paraqiti katër veprime specifike që duhet të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar.

  • T’i japë jehonë thirrjes së popullit iranian dhe ta dënojë këtë farsë zgjedhjesh si jo legjitime, të padrejtë dhe jo të lirë.
  • T’i japë fund pandëshkueshmërisë për vrasësit e masave që sundojnë vendin.
  • T’i përballë ata me drejtësinë për krimet që kanë kryer kundër njerëzimit në katër dekadat e fundit.
  • Të qëndrojë në anën e duhur të historisë dhe në krah të popullit iranian në përpjekjen e tij për liri.