Monday, September 27, 2021

Zgjedhjet në Iran 2021 – Mohammad Mohaddessin: Zgjedhjet Presidenciale të Iranit Janë një Parodi, nën Kontrollin e Një Njeriu të Vetëm

Mohammad Mohaddessin,

Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit për sa i përket farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian.

Në një konferencë për shtyp sot, ditën e mërkurë, 26 maj 2021, Z. Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), foli rreth zhvillimeve më të fundit për sa i përket farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian, perspektivave dhe pasojave të saj, dhe përgjegjësisë së komunitetit ndërkombëtar.

Në komentet e tij, Z. Mohaddessin vuri në dukje se gjatë 40 viteve të fundit, zgjedhjet në Iran nuk kanë patur asnjëherë si qëllim shprehjen e zgjedhjes popullore në një proces demokratik, të drejtë dhe transparent. “Ato janë një parodi, një proces selektimi nga një lider suprem i cili është vetë i pazgjedhur. Khamenei ka nën kontroll një organ të pazgjedhur vetingu që merret me filtrimin e kandidatëve,” tha ai.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI-së nënvizoi se rezultati i zgjedhjeve nuk vendoset nga populli, por nga balanca e pushtetit brenda regjimit.