Sunday, September 26, 2021

Irani i Lirë 2021: Kryengritjet Mbarëkombëtare dhe Bojkotet Zgjedhore Tregojnë që Populli Ka Përqafuar Alternativën në Qeverisjen e Iranit

Iran’s state media admit MEK is the main threat, monarchy is inconsequential

Maryam Rajavi, Tubimi Irani i Lirë — Paris 2018

Që nga fillimi i 2018-ës, diskutimet publike në Iran janë kthyer në drejtim të perspektivës për ndryshim regjimi. Qytetarët e rëndomtë, të mbështetur nga një lëvizje e organizuar Rezistence, kanë organizuar demonstrata të shumta ku kanë bërë thirrje pikërisht për këtë. Ndërkohë, zyrtarët e qeverisë e kanë pranuar se ruajtja e pushtetit prej tyre gjendet përballë një sfide dhe e kanë shtypur mospajtimin e popullit në një nga mënyrat më të dhunshme në historinë bashkëkohore të Iranit, me nivele të ndryshme suksesi.
Këto fenomene filluan kur protestat ekonomike, që kishin filluar që në muajin e fundit të 2017-ës, nisën të përhapeshin në dhjetëra lokalitete duke marrë përsipër ndërkohë edhe një mesazh më të gjerë e më politik. Nga mesi i janarit 2018, këto protesta ishin kthyer në një kryengritje të mirëfilltë anti-qeveritare me sllogane si “vdekje diktatorit” ku dënoheshin hapur të dy fraksionet e politikës iraniane, si ai “konservator” ashtu edhe ai “reformist.” Ky refuzim i plotë i sistemit në pushtet e bëri Liderin Suprem të regjimit ta pranonte pa qejf se trazirat ishin lehtësuar në një pjesë të madhe nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Ky grup rezistence pro demokracisë ka kohë që njihet nga aktivistët iranianë, mërgimtarët, dhe mbështetësit e tyre politikë në mbarë botën si themeli i një alternative të arsyeshme ndaj regjimit ekzistues teokratik. MEK është grupi kryesor përbërës i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Gjatë viteve përpara pandemisë, NCRI zhvillonte një tubim të përvitshëm mërgimtarësh në Europë, tubim në të cilin përqafohej haptazi kauza e ndryshimit të regjimit duke theksuar gjithashtu planet për themelimin e një qeverie tranzitore mbi bazën e planit me 10 pika të përpiluar nga Presidentja e zgjedhur e NCRI, zonja Maryam Rajavi.
Ky plan bën thirrje për zgjedhje të lira e të drejta, ndarjen e fesë nga shteti, mbrojtje ligjore për të drejtat e grave dhe minoriteteve, dhe braktisjen e ambicieve bërthamore të regjimit aktual e strategjive luftënxitëse të tij në rajon. Nuk është e habitshme që ky plan është përqafuar nga politikë-bërës amerikanë e europianë nga të gjitha partitë madhore politike. Kjo mbështetje ka qenë e dukshme nga prania e tyre në tubimet e përvitshme, por mund të argumentohet se këto tubime kanë shërbyer kryesisht për t’u dhënë mundësi aktivistëve brenda Iranit të përçojnë mesazhet e tyre.

Këto mesazhe e kanë bërë të qartë, shumë kohë përpara janarit 2018, se Irani po shkonte drejt një përballjeje madhore midis qytetarëve dhe regjimit. Dhe pasi kryengritja e parë u shtyp gradualisht nga regjimi, shpejt u bë e qartë që do të vinin edhe përballje të tjera të ngjashme. Nga fundi i atij muaji ishin vrarë disa dhjetëra protestues paqësorë, një numër prej të cilëve kishin humbur jetën nën torturë.
Ndonëse këto demonstrata kishin qenë pak a shumë të izoluara nga njëra-tjetra, ato krijuan terrenin për një tjetër kryengritje mbarëkombëtare në nëntor 2019, edhe më të gjerë sesa pararendësja e saj. Banorë nga gati 200 qytete të mëdha e të vogla morën pjesë në këtë lëvizje, e cila shpërtheu në mënyrë spontane pas shpalljes nga autoritetet e regjimit se do të kishte një rritje shumë të madhe në çmimet e gazolinës, në një kohë kur kolapsi ekonomik po ecte me ritme të shpejta. Edhe një herë, pjesëmarrësit bënë thirrje për largimin e “diktatorit” Khamenei, si dhe të presidentit supozimisht më të moderuar, Hassan Rouhani.