Friday, March 29, 2024

Irani i Lirë 2021: Nevoja për Llogaridhënie  për të Shkuarën Është më Thelbësore se Kurrë pas Zgjedhjeve Presidenciale të Iranit

File photo: The Free Iran rally in Berlin – July 6, 2019

Foto fajli: Tubimi për Iranin e Lirë në Berlin – 6 korrik 2019

 

Javën e shkuar, raportuesi special i Iranit mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, Javaid Rehman, e ngriti zërin për sa i përket farsës së zgjedhjeve të regjimit, Presidentit të zgjedhur të tij, dhe historisë së dhunimeve të të drejtave njerëzore nga ky regjim. Kryegjyqtari aktual, Ebrahim Raisi, do të marrë postin e presidentit në gusht, pas “zgjedhjeve” që u bojkotuan masivisht.
Në verën e 1988-ës, Raisi ishte një nga figurat kryesore në një panel gjykatësish e zyrtarësh të inteligjencës që kishin për detyrë të implementonin një fatwa të lëshuar nga themeluesi dhe lideri i parë suprem i regjimit klerikal, Khomeini. Rreth 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan, duke shënuar kështu “krimin më të rëndë të Republikës Islamike,” siç e pati quajtur Numri 2 i regjimit në atë kohë, Hossein-Ali Montazeri. Kjo masakër kishte në shënjestër anëtarë e mbështetës të grupit kryesor opozitar pro demokracisë, Mujahedin-e Khalq (MEK).