Tuesday, September 28, 2021

Irani i Lirë 2021: Politika Perëndimore ndaj Iranit Duhet të Marrë Parasysh Përshkallëzimin e Dhunimit të të Drejtave Njerëzore

The US Bureau of Democracy, Human Rights, and Labor on the International Day of the Victims of Enforced Disappearances, condemned 1988 massacre in Iran.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit javët e fundit ka bërë përpjekje të mëdha për të sjellë në vëmendje trashëgiminë e dhunimeve të të drejtave të njeriut të kryera apo të mundësuara nga kandidati kryesor në farsën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të regjimit iranian.

Nëse nuk ndodh asgjë e papritur për ta ndryshuar këtë rezultat përpara 18 qershorit, tre javë më vonë, nga 10 deri më 12 korrik, do të zhvillohet pa dyshim një diskutim gjithëpërfshirës mbi pasojat e tij në tubimin e përvitshëm të mërgimtarëve iranianë dhe mbështetësve politikë. Vitet e mëparshme, evente të tilla kanë tërhequr turma me mbi 100,000 njerëz, dhe eventi i 2018-ës tërhoqi madje edhe vëmendjen e një skuadre operativësh terroristë iranianë të cilët tentuan të shpërthenin një bombë në vendin e zhvillimit të tubimit dhe të vrisnin presidenten e zgjedhur të NCRI-së, zonjën Maryam Rajavi. Organizatori i atij komploti, diplomati iranian Assadollah Assadi, u dënua me 20 vjet burg në shkurt, pas një gjykimi ku u vërtetua se ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij kishin vepruar nën urdhra të marra nga nivele të larta brenda regjimit iranian.