Friday, March 29, 2024

Irani i Lirë 2021: Pritet një Sjellje edhe më e Keqe nga Teherani

 

Thirrje për Mbështetje të Popullit dhe Opozitës Iraniane Kundër Fashizmit Fetar

Pas zgjedhjeve presidenciale të 18 qershorit në Iran, politikëbërësit në mbarë botën duhet të përleshen me realitetin e ngritjes së një dhunuesi famëkeq të të drejtave njerëzore në postin e presidentit të regjimit iranian. Ndërkohë që shumica e zyrtarëve të lartë iranianë kanë njëfarë lidhjeje me dhunimet e të drejtave njerëzore nga regjimi teokratik në të shkuarën, Ebrahim Raisi konsiderohet si një nga autorët kryesorë të krimit më të rëndë të regjimit iranian kundër njerëzimit.
Në 1988-ën, Raisi ka qenë zëvendës prokuror në kryeqytetin Teheran, dhe në verën e atij viti, ai u caktua në “komisionin e vdekjes” që duhej të implementonte fatwa-n e Ajatollah Khomeini-t në burgun Evin. Si vendi ku mbaheshin popullsia më e madhe e të burgosurve politikë të Iranit, ky burg u bë skena kryesore e përpjekjes së Khomeini-t për ta asgjësuar opozitën e organizuar, veçanërisht anëtarët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).