Wednesday, January 26, 2022

Irani i Lirë 2021: Reagimi ndaj Ebrahim Raisi-t Duhet të Përfshijë një Reagim edhe ndaj Rezistencës në Rritje

File photo: Free Iran gathering, Paris, June 2018

Foto fajli: Tubimi për Iranin e Lirë, Paris, qershor 2018

Këtë muaj, regjimi iranian përgatiti terrenin për fillimin e një epoke të re me një farsë zgjedhjesh presidenciale që shërbeu për të instaluar kandidatin që ishte përzgjedhur nga vetë Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei. Epoka e Ebrahim Raisi-t do të shënohet nga një represion edhe më i madh ndaj popullit si dhe një terrorizëm edhe më i rëndë jashtë vendit,  sesa ai që e ka dalluar regjimin e mullahëve vitet e fundit.

Komuniteti ndërkombëtar tani ka disa javë për të përgatitur përgjigjen e tij ndaj këtij zhvillimi përpara se Raisi ta marrë zyrtarisht postin e presidentit nga  Hassan Rouhani në gusht. Disa politikë-bërës në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë e kanë tashmë një ide të qartë se si duhet pritur Raisi si përfaqësuesi i ri i regjimit në skenën botërore. Por të tjerët mund të duhet t’i rivlerësojnë preferencat e tyre për sa i përket politikës ndaj Iranit, për të vendosur se a mund të ruhet status quo-ja edhe kur ke të bësh me një njeri që konsiderohet përgjegjës për dhunime të shfrenuara të të drejtave njerëzore dhe krime të thella kundër njerëzimit.

Kush është Ebrahim Raisi, kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe ekzekutues në masakrën e 1988-ës

Fatmirësisht për ata ligjvënës që janë aktualisht të pavendosur për rrugën që duhet ndjekur, e gjithë bota do të ketë një mundësi muajin e ardhshëm për të dëgjuar opinione ekspertësh dhe dëshmi nga persona të ndikuar direkt nga zgjedhjet e regjimit iranian për lidership. Nga 10 deri më 12 korrik, organizuesit e Samitit për Iranin e Lirë do të zhvillojnë tubimin masiv të përvitshëm të mërgimtarëve iranianë dhe mbështetësve politikë, dhe reagimet ndaj “zgjedhjes” së Raisi-t pa dyshim do të jenë fokusi kryesor për një pjesë të madhe të eventit.

Who is Ebrahim Raisi, a candidate in Iran presidential election and an executioner in 1988 massacre

Ashtu si eventi i vitit të shkuar, Samiti Botëror për Iranin e Lirë do të zhvillohet kryesisht online. Por ai do të përbëhet edhe nga tubime fizike në një numër vendesh me popullsi të konsiderueshme mërgimtarësh iranianë, dhe në të do të ketë fjalime të drejtpërdrejta nga ekspertë politikë amerikanë e europianë nga kahe të ndryshme politike, aktivistë të të drejtave njerëzore, dhe të tjerë.

Teherani u përpoq të realizonte një komplot me bombë kundër samitit të NCRI-së në qershor 2018. Fatmirësisht, ky komplot terrorist u parandalua dhe shërbeu për të ekspozuar dëshpërimin dhe dobësinë e regjimit përballë lëvizjes së Rezistencës. Komploti me bombë i 2018-ës ishte i motivuar në një masë të madhe nga suksesi i MEK në rolin e saj kyç gjatë protestës anti-qeveritare që përfshiu mbi 100 lokalitete dhe zgjati nga fundi i dhjetorit 2017 deri në mes të janarit 2018.

 

Kryengritja e 2018-ës ishte e rëndësishme jo vetëm për shkallën e saj të gjerë, por edhe për slloganet e saj të cilat ishin thirrje për dëbimin e të gjitha figurave udhëheqëse të regjimit, përfshirë liderin suprem, dhe i dënonin të dy fraksionet brenda regjimit, si dhe të gjithë sistemin aktual. Këto mesazhe ua bënë të pamundur autoriteteve të regjimit që t’i shpjegonin këto trazira si thjesht të fokusuara në tregues specifikë ekonomikë apo probleme të tjera, dhe kështu, në kulmin e kryengritjes, Khamenei mbajti një fjalim në të cilin e pranoi rolin e MEK dhe faktin që kjo organizatë kishte bërë për muaj të tërë organizime me nivel të lartë brenda të gjitha llojeve të komuniteteve.

Që atëherë, Teherani ka dhënë vazhdimisht paralajmërime për ndikimin e MEK. Në fakt, këto paralajmërime janë intensifikuar përballë protestave të panumërta jo shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të frymëzuara nga kryengritja e 2018-ës, dhe sidomos përballë një proteste tjetër mbarëkombëtare në nëntor 2019, protestë e cila përfshiu gati 200 qytete të mëdha e të vogla. Kjo kryengritje e dytë nxiti një shtim të madh të represionit të brendshëm, duke rikonfirmuar kështu trashëgiminë brutale ekzistuese të Ebrahim Raisi-t, i cili në atë kohë kishte marrë kryesimmin e Gjyqësorit të regjimit. Brenda pak ditësh pas shpërthimit të trazirave, 1,500 njerëz kishin vdekur dhe 12,000 ishin burgosur. Për muaj të tërë më pas vazhduan raportet për torturimin e këtyre të arrestuarve.

Ankthi i regjimit lidhur me ndikimin e MEK vazhdoi të ndihej gjatë 2020-ës, vit kur pandemia e pakontrolluar e koronavirusit nuk parandaloi shumicën e tubimeve masive, por i dha popullsisë së përgjithshme edhe më shumë shkak për të shprehur zemërim ndaj regjimit të korruptuar e egoist i cili e kishte shpërfillur atë krizë me qëllimin që të vazhdonte ta shpërdoronte pasurinë kombëtare për të mbështetur proksit militantë dhe për të bërë përparime provokative me programin bërthamor. Për më tepër, pikërisht në kohën kur Teherani e pranoi për herë të parë përhapjen e gjerë të Covid-19, populli iranian ia ndezi ankthin Teheranit në një mënyrë tjetër, duke marrë pjesë në një bojkot të zgjedhjeve parlamentare të vendit në shkurt 2020.

Iran Election 2021: Empty Polling Stations Across the Country (Compilation vol.1)