Sunday, March 29, 2020

Komiteti i Gruas i NCRI dënon trajtimin e egër dhe arrestimin e grave që protestojnë kundër velit të detyrueshëm

Komiteti i Gruas i NCRI dënon me forcë trajtimin e egër dhe arrestimin e grave që protestojnë kundër velit të detyrueshëm; bën thirrje për veprim urgjent për të siguruar lirimin e tyre

Sulmet e dhunshme ndaj grave që protestojnë kundër velit të detyrueshëm kanë vazhduar në ditët e fundit, kur forcat e regjimit klerikal rrahën dhe arrestuan protestueset.

Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dënon me forcë masat shtypëse, trajtimin e egër dhe kapjen e grave protestuese.

Komiteti i Grave të NCRI u bën thirrje bashkëatdhetarëve iranianë, veçanërisht të rinjve dhe grave, që të pwrballen me rojet revolucionare të mullahëve dhe forcat e sigurisë dhe të mos i lejojnë ata të arrestojnë gratë protestuese.