Friday, March 29, 2024

Korrupsioni Sistematik i Regjimit Iranian dhe Presioni Ekonomik mbi Popullin

Shkruar nga Shahriar Kia

Corruption, Iran, MEK, NCRI, IRGC, KhameneiKorrupsioni i institucionalizuar dhe sistematik i regjimit iranian ka rezultuar në shtim të presionit ekonomik mbi popullin. Nga frika se këto vështirësi ekonomike mund të çojnë në kryengritje të shkallës së protestave të nëntorit, zyrtarët e regjimit janë duke paralajmëruar njëri-tjetrin.

Seanca parlamentare e regjimit të mërkurën e paraqiti mirë frikën e madhe të regjimit për një kryengritje në horizont dhe se si urrejtja shoqërore për regjimin e mullahëve i ka shtuar grindjet e brendshme të regjimit. Anëtarët e Parlamentit e pranuan se, pavarësisht përpjekjeve të mullahëve dhe apologjetëve të tyre për të fajësuar sanksionet, në fakt është keqmenaxhimi, politikat e gabuara ekonomike, dhe korrupsioni sistematik i regjimit që kanë krijuar një krizë ekonomike në Iran.

Jalil Rahimi Jahanabadi, një deputet nga Torbat-e Jam, tha: “Mund ta shohim qartë se problemi i vendit është fakti që ka vendim-marrës nga hijet. Ministritë nuk kontrollohen nga ministrat, por nga mafiat në shpurën e tyre. Brenda 100 ditëve të fundit që kur morën detyrën (si deputetë), çmimi i orizit është rritur katër herë, çmimi i automjeteve është rritur trefish. Vlerat e monedhës kombëtare kanë rënë me 300 përqind. Ndërkohë, tarifa e rinovimit të sigurimeve të fshatarëve ka shkuar nga 600,000 rial në 7,000,000 rial, çfarë keni bërë?”

Lidhur me këtë, në një artikull të enjten, shtetërorja Seday-e Eslahat (Zëri i Reformës) shkroi: “Nëse situata ekonomike e vendit do të ishte duke operuar mirë, mund t’i kishim pyetur njerëzit pse nuk investojnë në ciklin e prodhimit. Por vlera e monedhës së vendit bie çdo ditë, dhe njerëzit po e shohin kapitalin e tyre tek tkurret. Nuk duhet t’i pyesim njerëzit, por duhet t’i pyesim ata që mbajnë pushtetin se çfarë lloj ekonomie është kjo që keni krijuar ju? Çfarë keni bërë me prodhimin e vendit? Si e keni dëmtuar vlerën e monedhës së vendit? Nëse njerëzit nuk i mbrojnë zotërimet e tyre, ekonomia e paorganizuar iraniane [e regjimit] i plaçkit ato.”

Këto deklarata e zbulojnë qartë origjinën e çmimeve të larta. Origjina e varfërisë së paprecedent të popullit iranian gjendet kryesisht tek pushteti absolut i bandave mafioze, apo siç i përshkruan regjimi, “mbretërve” të cilët kontrollojnë çdo produkt dhe i zaptojnë të gjitha punët ekonomike të vendit. Të gjitha mallrat dhe shërbimet kontrollohen tani nga bandat mafioze të lidhura me shtetin. Nga çeliku tek sheqeri, nga produktet petrokimike tek automjetet, dhe nga strehimi tek bitumi, këto mafia kanë gjetur çmime të pabesueshme.

Me pak fjalë, regjimi iranian plaçkit pasurinë kombëtare për të vënë në lëvizje makineritë luftënxitëse dhe të shtypjes ndaj popullit. Kohët e fundit, Garda Revolucionare (IRGC) e regjimit ka testuar raketa të reja balistike gjatë ditës së dytë të fazës finale të stërvitjeve të tyre detare në Iranin jugor. Më herët, më 20 maj, në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve Etemad Online, Heshmatollah Falahatpisheh, ish-deputet nga Kermanshah dhe ish-anëtar i Komisionit të Majlis për Sigurinë Kombëtare, e pranoi se regjimi i mullahëve ka shpërdoruar pasurinë kombëtare për të financuar diktatorin sirian Bashar-al Assad. “Kur shkova në Siri, disa njerëz u ankuan se kisha shkaktuar shpenzime, por do ta them përsëri: Mund t’i kemi dhënë Sirisë 20-30 bilion dollarë. Paratë e popullit tonë janë shpenzuar atje,” tha Felahatpisheh.

Ndërkohë, populli iranian po lufton me varfërinë dhe tashmë edhe me krizën e koronavirusit.

Lexo më shumë