Thursday, August 11, 2022

Kush Është Mohammad Kazemi dhe a Mundet Ai ta Shpëtojë Organizatën e Inteligjencës të IRGC-së të Regjimit Iranian?

Komandanti i ri i IRGC-IO Mohammad Kazemi (në të majtë) dhe paraardhësi i tij Hossein Taeb

Më 23 qershor, Hossein Salami, Kryekomandanti i Gardës Revolucionare (IRGC), emëroi gjeneral brigadierin e IRGC-së, Mohammad Kazemi, si kreun e ri të Organizatës së Inteligjencës të IRGC.

Hossein Taeb, ish-komandanti i IRGC-IO, u shkarkua nga pozicioni i tij pas 13 vjetësh, si pasojë e një serie vrasjesh të komandantëve të IRGC-së dhe operacioneve të shumta nga Njësitë e Rezistencës Iraniane kundër qendrave të shtypjes të regjimit. Shkarkimi i Taeb, një i besuar i liderit suprem të regjimit Ali Khamenei dhe djalit të tij Mojtaba, zbulon sa thellë ka arritur ajo që Khamenei e përshkruan si “krizë e infiltrimit” në aparatin e sigurimit të regjimit.

Taeb dëshmoi besnikërinë e tij ndaj Khameneit duke shtypur mospajtimin e brendshëm në vend dhe duke eksportuar terrorizëm jashtë vendit. Por kur u rrit shtrirja e madhe e vrasjeve nga kundërshtarët e huaj të regjimit dhe operacionet nga Rezistenca Iraniane, Khamenei e kuptoi gjendjen e lëkundur të IRGC-IO. Për t’i dhënë fund “krizës së infiltrimit”, ai emëroi Kazemin si shefin e ri të IRGC-IO. Por kush është Kazemi?

Para se të emërohej si kreu i ri i IRGC-IO, Mohammad Kazemi nuk ishte personazh publik. Ai ka qenë në krye të Njësisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes së Informacionit të IRGC-së që nga viti 2009. Kjo njësi vepron si organizatë kundërzbuluese e IRGC-së dhe është përgjegjëse për identifikimin e spiunëve dhe luftimin e infiltrimit në aparatin e sigurimit të regjimit

Kazemi ishte përpjekur të parandalonte rrjedhjen e informacioneve konfidenciale jashtë IRGC-së gjatë kohës që ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e komandantëve të IRGC-së dhe personelit të saj në aspektin politik dhe të sigurimit.

Organizata për Mbrojtjen e Informacionit të IRGC

Drejtoria e IRGC-së për Mbrojtjen e Informacionit u krijua në vitin 1983 dhe u zgjerua me shpejtësi.

Prandaj, Kazemi do të fokusohet në kundërvënien ndaj spiunazhit dhe shtypjen e çdo zëri mospajtues brenda IRGC-së. Por kjo nuk mund ta ndihmojë përfundimisht Khamenein sepse zhvillimet e fundit në Iran nënvizojnë se e gjithë IRGC-IO është si një “koshere bletësh” e mbushur me agjentë dhe spiunë të kundërshtarëve të regjimit. Arrestimi së fundi i gjeneral brigadier të IRGC Ali Nasiri, një zyrtar i lartë i sigurisë, është një dëshmi e dështimit të Khameneit për të “pastruar” IRGC-IO dhe për ta bashkuar atë. Khamenei duhet ta shpërbëjë IRGC-IO ose të përballet me infiltrimin, por kjo do të ishte një goditje e rëndë për makinerinë e tij të shtypjes. Pra, mund të thuhet me bindje se ai gjendet në një “bllokim të sigurimit” ndërkohë që protestat po shtrihen në të gjithë vendin.

Gjeneral Brigadieri Ali Nasiri i ulur prapa ish kreut të IRGC-IO Hossein Taeb and komandantit të vrarë të IRGC-Quds, Qassem Soleimani, në një mbledhje të brendshme shtetërore