Thursday, July 29, 2021

Kush Është Mohammad Reza Fallahzadeh, Zëvendës Komandanti i Ri i Forcave Quds të Iranit?

Mohammad Reza Fallahzadeh, The New Deputy Commander of Iran’s Quds Force

Mohammad Reza Fallahzadeh (majtas) dhe Qasem Soleimani (djathtas) në Siri

 

Më 18 prill, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike nxori një deklaratë të mjegullt ku shpallte se zëvendës komandanti i divizionit të operacioneve speciale të huaja të kësaj organizate, Forcës Quds, kishte vdekur. Deklarata thotë vetëm që Brigadier Gjenerali Mohammad Hosseinzadeh Hejazi kishte humbur jetën nga “sëmundja e zemrës,” por mungesa e detajeve zgjoi menjëherë dyshime mbi saktësinë e kësaj deklarate. Këto dyshime u nxitën edhe më tej nga qarkullimi i një mesazhi të postuar në Tëitter nga djali i një komandanti tjetër të vrarë të IRGC-së.

“Dua thjesht të them se shkaku i vdekjes nuk ka qenë sëmundja e zemrës. Lideri im, ky ushtar i juaji [është] sakrifikuar për ju,” shkruan Muhammad Mehdi Hemmat. “Jap ngushëllimet e mia, edhe unë e sakrifikoj veten për ju.”

Hemmat nuk ofron detaje të mëtejshme mbi shkakun e vërtetë të vdekjes, por mund të arsyetojmë që, nëse IRGC dhe regjimi iranian në përgjithësi po gënjejnë, ata po e bëjnë këtë me qëllimin për të fshehur informacione që do të ishin të turpshme apo dëmtuese për regjimin iranian.

Hejazi ka luajtur një rol madhor në veprimtaritë malinje të regjimit jashtë vendit, si përpara se të bëhej zevendës komandant i organizatës, ashtu edhe pas marrjes së këtij posti. Si komandant i një grupi paramilitar civil të drejtuar nga IRGC, me emrin Basij, nga 1998 deri në 2007, Hejazi ka kontribuar në shtypjen e rëndë të disidencës brenda Iranit. Në 2008 dhe 2009, ai ka shërbyer si zëvendës komandant i vetë IRGC-së, dhe në 2009-ën ai ka qenë një nga figurat kryesore në shtypjen e protestave.