Thursday, December 2, 2021

Liban: Rinia proteston ndaj korrupsionit qeveritar, rolit të Iranit/Hezbollahut

Raportim nga PMOI/MEK

Liban, 19 tetor 2019—Pas demonstratave në Irakun qendror e jugor të zhvilluara nga një popullsi që po i toleron gjithnjë e më pak ndërhyrjet e regjimit iranian në vendin e saj, ka tre ditë që populli i Libanit organizon protesta kundër një qeverie të korruptuar dhe Hezbollahut, i cili është një proksi i njohur i regjimit të mullahëve. Kjo është një tjetër goditje për aparatin e regjimit iranian në Lindjen e Mesme.

Regjimi i mullahëve në Iran po përballet tashmë me një kërcënim gjithnjë e më të përshkallëzuar protestash e demonstratash shoqërore të cilat po shpërthejnë në një kryengritje të re që po përmbyt vendin, dhe zyrtarët e lartë të regjimit janë duke shprehur shqetësime të mëdha lidhur me protestat. Kjo përfshin shpërthimin e virusit HIV së fundmi në Lordegan të Iranit jugor, si dhe greva, protesta e demonstrata të vazhdueshme që mbahen nga punëtorë, fermerë, e njerëz nga segmente të tjera të shoqërisë iraniane.

Sky Neës TV raporton të shtunën më 19 tetor, në ditën e tretë të protestave në Liban, se populli po e zgjeron konsiderueshëm ndikimin e tij në mbarë vendin, pavarësisht mobilizimit masiv të forcave të sigurisë. Demonstruesit e kanë bllokuar rrugën që çon drejt Pallatit Presidencial. Këto protesta po zgjerohen edhe pse qeveria e Libanit ra dakrod të premten për t’i anulluar planet për rritjen e taksave.

Të premten, demonstruesit në qendër të Beirutit e në zonat përreth janë dëgjuar duke thirrur, “Populli kërkon përmbysjen e qeverisë!” dhe janë përplasur me forcat e sigurisë. Al Arabiya TV raporton se janë vrarë të paktën dy njerëz dhe janë plagosur shtatë të tjerë gjatë këtyre protestave.

Demonstruesit libanezë i akuzojnë zyrtarët e qeverisë për vjedhje, korrupsion dhe përfshirje në marrëveshje masive biznesi të cilat i nxjerrin fitimet nga xhepat e popullit.

Në një shfaqje të dukshme të zemërimit të tyre, vendasit në qytetin Nabatieh të Libanit jugor u vunë flakën zyrave të lidhura me zyrtarët e Hezbollah dhe Amal.

Vlen të përmendet se shumë raporte tregojnë se regjimi në Iran i jep 700-800 milion dollarë në vit Hezbollahut, $100 milion prej të cilave sigurohen nga Ministria e Jashtme e mullahëve. Me rritjen e sanksioneve mbi regjimin iranian, këto fonde janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme dhe shumë raporte kanë treguar se Hezbollah i ka kërkuar donacione popullit libanez.

Hezbollah u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që t’i dhurojnë para pasi ai po bëhet objekt i një “presioni gjithnjë e më të madh nga sanksionet perëndimore të cilat kanë për qëllim ta izolojnë financiarisht,” sipas një raporti të Reuters më 8 mars 2019.