Tuesday, March 31, 2020

Ligjvënësit italianë kërkojnë mbështetje për protestat në Iran

Ligjvënësit italianë kërkojnë mbështetje për protestat në Iran

Konferencë për shtyp në Parlamentin Italian në mbështetje të Protestave të Iranit

Të Mërkurën, 4 Dhjetor 2019, Anëtarët e Parlamentit Italian dhe organizatat e të drejtave të njeriut në Itali zhvilluan një konferencë shtypi në sallën e konferencave të parlamentit në solidaritet me kryengritjen e fundit mbarëkombëtare në Iran.

Pjesëmarrësit mirëpritën anulimin e udhëtimit në Itali nga Ministri i Jashtëm i regjimit iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ka lyer duart me gjakun e protestuesve të vrarë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ish-Ministri i Jashtëm Italian Giulio Terzi; Senatorët italianë Lucio Malan dhe Manuel Vescovi, deputetët italianë Renata Polverini, Stefania Pezzopane, dhe Federico Mollicone si dhe Z. Sergio D’Elia dhe Elisabetta Zamparutti nga shoqata Hands Off Cain.

Zonja Zamparutti filloi konferencën për shtyp duke dhënë disa detaje mbi udhëtimin e anuluar të Zarifit në Itali dhe më pas foli për protestat e fundit në mbarë vendin në Iran.

“Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka deklaruar sot, se numri i të vdekurve gjatë protestave në Irani ka tejkaluar 1000, dhe unë kam emrat e 255 prej tyre të identifikuar nga Rezistenca iraniane,” tha ajo.

Ajo gjithashtu i dha audiencës detaje të reja në lidhje me vrasjen e të miturve nga ana e regjimit dhe masakrën në Mahshahr nga forcat shtypëse të regjimit.

  1. Terzi tha: “Zarif e anuloi udhëtimin e tij sepse ai kishte frikë se mos e bënin përgjegjës për masakrën dhe abuzimet e të drejtave të njeriut dhe gjithashtu tu vihej kryq fotografive të tija.”
  2. Terzi më pas foli për protestat e fundit në mbarë vendin në Iran dhe i krahasoi ato me kryengritjen e vitit 2018.

Ndërsa iu referua masakrës së vitit 1988 të mbi 30,000 të burgosurve politikë, të cilët ishin kryesisht anëtarë dhe mbështetës të Organizatës Popullore Moxhahedin të Iranit (PMOI / MEK), dhe duke theksuar se autorët e këtij krimi janë ende duke mbajtur pushtetin dhe janë të gatshëm të përsërisin këtë masakër , Z. Terzi i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare dhe qeverisë italiane që të mos lejonin që kjo të ndodhte.

  1. Mollicone kritikoi gjithashtu qeverinë italiane për mos marrjen e një qëndrimi të fortë për këtë çështje.

Zonja Pezzopane, nga koalicioni qeverisës i Italisë, foli për historinë e saj të njohjeve me Rezistencën iraniane dhe tha “nuk duhet të heshtim” dhe “duhet të bëjmë diçka për popullin e Iranit”.

Senatori Malan kritikoi qeverinë italiane dhe ministrinë e saj të jashtme për heshtjen dhe që, ndryshe nga kombet e tjera, nuk merte pozicione shumë më të forta. “Ne duhet të mbështesim popullin e Iranit,” shtoi ai.

Zonja Polverini, e cila është gjithashtu një ish-Presidente e rajonit Lazio të Italisë, tha: “Kam takuar Rezistencën e Iranit dhe miqtë në këtë dhomë kur isha guvernatore në Romë. Ne duhej të pranonim disa nga të plagosurit nga Kampi Ashraf. Ne bëmë një punë të shkëlqyer në atë kohë dhe nuk do t’i harroj kurrë ato ditë. Nëse ndonjëherë dëshiroj të flas për arritjet e mia, unë i referohem pikërisht kësaj. “

“Vetëm kjo konferencë nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të ndërmarrim më shumë veprime në Parlament dhe në vende të tjera dhe të vazhdojmë të mbështesim popullin e Iranit dhe Rezistencën e tij, “shtoi ajo.

Senatori Vescovi kritikoi qeverinë italiane dhe ministrinë e saj të jashtme për heshtjen dhe tha: “Ne duhet ta mbështesim këtë rezistencë.”

  1. Esmail Mohaddeth, zëdhënësi i komunitetit iranian në Itali theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për kryengritjen e popullit iranian dhe lëvizjen e Rezistencës iraniane.