Saturday, March 6, 2021

MARYAM RAJAVI: Jezu Krishti, Kumtari i Drejtësisë dhe Pishtari i përjetshëm i shpresës për shpëtimin e njerëzimit

 

Mesazh për Krishtlindje

Bashkatdhetarë të krishterë,
Ndjekës të Jezu Krishtit në mbarë botën,
Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve. Lutjet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë të të gjithë atyre që janë infektuar me koronavirus në Iran dhe në vende të tjera, si dhe për zhdukjen sa më të shpejtë të këtij virusi.

Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve.
Kjo kohë simbolizon periudhën kur sytë e botës u hapën ndaj Jezu Krishtit (paqja qoftë mbi të), i cili do të bëhej lajmëtari i bashkimit dhe çlirimit, kumtari i drejtësisë dhe pishtari i përjetshëm i shpresës për shpëtimin e njerëzimit.
Kjo kohë plot mbarësi ka lindur nga vuajtjet e mëdha të Virgjëreshës Mari.
Maria sakrifikoi jashtë mase për Krishtin (paqja qoftë mbi të) dhe duroi helmin e përgojimeve, gjë që e ka bërë atë një model emancipimi për të gjithë brezat e ardhshëm.
Siç e ka thënë ajo vetë: “Tani e tutje të gjithë brezat do të më quajnë të bekuar.” (Luka 1:48)
Lindja e Krishtit shndrit në qiell, si një yll, duke u sjellë të shtypurve lajmin e mirë të Marisë që nxjerr foshnjën në jetë dhe duke premtuar një botë plot me dashuri e drejtësi.

Mesazhi i Krishtit udhëheq përpjekjen kundër diktaturës fetare
Por “Biri i Njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer, dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave” (Mark 10:45)
Ky përshkrim i Jezusit, birit të Marisë, shërben si dritë që i udhëheq Muxhahedinët (PMOI/MEK) dhe Njësitë e guximshme të Rezistencës, si dhe gjithë Mojahed dhe të burgosurit luftarakë në Iran të cilët janë ngritur për të përmbysur armikun më të lig të Zotit e njerëzve të tij, konkretisht, diktaturën fetare të mullahëve.
Mesazhi i Krishtit udhëheq të rinjtë e varfër por të ndërgjegjshëm që janë të paduruar për t’u ngritur sërish për përmbysjen e mullahëve.
Është gjithashtu një mesazh që i udhëheq të gjithë ata të cilët bëjnë sakrifica për të shpëtuar të varfrit e të pastrehët nga koronavirusi.
Edhe pse këtë vit familjet e krishtera nuk e kanë të mundur të grumbullohen me njëra-tjetrën për shkak të pandemisë, dhe ndonëse këto Krishtlindje janë të ndërthurura me humbjen e disa miqve tanë si dhe 200,000 bashkatdhetarëve tanë në Iran, ka ende shpresë dhe gëzim në të ardhmen e njerëzimit të prangosur.
Le të mbushen me shëndet, lumturi, gëzim, dhe entuziazëm jetët e të shtypurve falë ngjarjes së jashtëzakonshme të lindjes së Jezu Krishtit.
Rezistenca Iraniane, kryengritja e popullit të Iranit, dhe përpjekjet e Muxhahedinëve e “punëtorëve për drejtësi” sjellshin liri dhe çlirim për Iranin.
“Të bekuar janë ata që përndiqen për shkak të drejtësisë, sepse mbretëria e qiellit është e tyrja.”
Lavdi Jezu Krishtit
Lavdi Virgjëreshës së Bekuar Mari