Sunday, October 17, 2021

MEK shënon fillimin e vitit të 57-të, ri-zgjedh Znj. Zahra Merrikhi si Sekretare të Përgjithshme

 

Prezantohen tre Bashkë-Sekretaret e Përgjithshme dhe gjashtë Zëvendës Sekretaret e Përgjithshme

Zahra Merrikhi, Secretary-General of the People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK)

Zahra Merrikhi, Sekretare e Përgjithshme e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK)

 

Në një seancë që zhvillohet çdo dy vjet, e cila këtë vit u mbajt njëkohësisht në Ashraf-3 (Shqipëri), Paris, Berlin, Stokholm, Londër, Hagë, dhe Zyrih, në vigjilje të përvjetorit të themelimit të saj më 5 shtator 2021, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ri-zgjodhi Znj. Zahra Merrikhi si Sekretare të Përgjithshme edhe për dy vite të tjera.

Seanca u kryesua nga Znj. Zohreh Akhyani, kryetarja e Këshillit Qendror të MEK, e cila paraqiti një raport mbi seancën e 3 shtatorit të Këshillit Qendror. Ky këshill kishte miratuar ri-zgjedhjen e Znj. Merrikhi dhe rinovimin e mandatit të saj si Sekretare e Përgjithshme, dhe propozonte ratifikimin e këtij vendimi nga e gjithë organizata MEK.

Znj. Merrikhi shprehu urimet e saj për fillimin e vitit të 57-të të MEK, duke vënë në dukje se jetëgjatësia e kësaj organizate reflekton pamundësinë e diktaturave të Shahut dhe Sheikh-ut (mullahëve) për ta asgjësuar Mujahedin-e Khalq dhe kumton triumfin e popullit të skllavëruar të Iranit.

Duke lexuar disa pjesë të letrës që ajo i kishte dërguar muajin e kaluar kryetarëve të departamenteve të ndryshme të MEK, Znj. Merrikhi nënvizoi se kishte shumë gra mes të pranishëmve në seancë, si Znj. Narges Azdanlou dhe Badri Pour-Tabbakh, të cilat janë plotësisht të afta dhe të kualifikuara për t’u bërë Sekretare të Përgjithshme të MEK dhe se i kishte paraqitur emrat e tyre si kandidate për këtë pozicion.

Ajo shtoi se pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm dhe marrja përsipër e përgjegjësive të tjera në Organizatë i kanë rrënjët në një gjysëm shekulli plot sakrifica e vuajtje gjatë përballjes me diktaturën monarkike, fashizmin fetar, dhe me një shumëllojshmëri konspiracionesh reaksionare e kolonialiste. Është historia e një lëvizjeje që ka ecur përpara duke bërë vazhdimisht zgjedhje dhe duke paguar çmimin e nevojshëm. Siç ka thënë më parë udhëheqësi i Rezistencës Iraniane Massoud Rajavi, kjo organizatë është i vetmi shembull që ka mbijetuar dhe ka dalë në krye pavarësisht sulmeve kaq intensive fizike, psikologjike dhe politike kundër saj. Është e vetmja lëvizje, brezat e njëpasnjëshëm të së cilës kanë duruar sprovën më të madhe, më të rrezikshme, më të egër, e më të gjatë në historinë e Iranit.

Pas disa orësh diskutim e shqyrtim lidhur me zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe mbi kandidatët e propozuar, të pranishmit në seancën e MEK votuan për të ri-zgjedhur Znj. Merrikhi si Sekretare të Përgjithshme edhe për dy vite të tjera.

Më pas, Znj. Merrikhi prezantoi Mahnaz Meimanat (62), Narges Azdanlou (40), dhe Rabi’ah Mofidi (39) si Bashkë-Sekretare të Përgjithshme dhe  Sepideh Pourtaqi (40), Azar Akbarzadegan (39), Ashraf Abrishamchi (39), Shiva Mamaqani (40), Maryam Rezaei (30) dhe Vahideh Nabavi (34) si Zëvendës Sekretaret e reja të Përgjithshme.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës (NCRI), mori pjesë gjithashtu në këtë seancë të MEK. Duke e uruar Znj. Merrikhi për ri-zgjedhjen si Sekretare e Përgjithshme e MEK, ajo shtoi: Regjimi klerikal është përpjekur ta shkatërrojë këtë lëvizje gjatë katër dekadave të fundit duke përdorur shtypje të pamëshirshme dhe masakra, si dhe një fushatë të vazhdueshme demonizimi. Por ka dështuar, dhe MEK, e palëkundur dhe e përkushtuar ndaj idealeve të veta, më e përgatitur dhe më e fortë se kurrë më parë, ka organizuar një Rezistencë mbarëkombëtare. Tani, të gjitha shenjat tregojnë për pashmangshmërinë e përmbysjes së regjimit.

Znj. Rajavi theksoi: Kombi ynë duhet t’i japë fund tiranisë nën petkun e fesë dhe të themelojë një republikë demokratike të bazuar tek ndarja e fesë nga shteti, ku kombësitë e shtypura të mund t’i fitojnë të drejtat e tyre të shkelura, duke përfshirë autonominë brenda unitetit dhe integritetit territorial të Iranit. Shoqëria jonë duhet të fitojë drejtësinë dhe barazinë dhe të çrrënjosë varfërinë e diskriminimin. Fatmirësisht, këto nevoja e domosdoshmëri e kanë gjetur përgjigjen e duhur: NCRI dhe MEK.

Dhjetëra anëtarë e zyrtarë të MEK folën për kualifikimet dhe kompetencën e Sekretares së Përgjithshme, bashkë-sekretareve, zëvendës sekretareve të përgjithshme, dhe për përparimet e MEK në fusha të ndryshme si dhe gatishmërinë e departamenteve të ndryshme në përpjekjen për ta përmbysur teokracinë në pushtet.

MEK re-elects Ms. Zahra Merrikhi as Secretary-General