Friday, March 29, 2024

Mini Raporti i së Enjtes për Iranin – 22 Nëntor 2018

 SHBA mirëpret pajtimin e firmave gjermane me sanksionet mbi Iranin

Ambasadori amerikan në Gjermani, Grenell, e ka mirëpritur vendimin e kompanive gjermane për të vepruar në përputhje me sanksionet amerikane duke e ndaluar biznesin me Iranin. Uashingtoni i ka paralajmëruar firmat që bëjnë biznes me Iranin se mund të përballen me pasoja.

  • Iran: Rritet Shtypja mbi Mësuesit, Aktivistët e Punës

Javët e fundit, autoritetet iraniane e kanë shtuar shtypjen mbi mësuesti e aktivistët e punës për organizimin dhe realizimin e protestave paqësore, tha sot Human Rights Watch.

Më 13 nëntor 2018, Këshilli për Koordinimin e Unioneve të Mësuesve organizoi një largim në formë proteste nga vendet e punës, ku përfshiheshin dhjetëra mësues në mbarë Iranin, për të protestuar ndaj rrogave të pamjaftueshme për shkak të inflacionit të lartë dhe kushteve të varfra të jetesës. Kjo ishte protesta e dytë e këtij lloji e organizuar nga mësuesit që nga 21 shtatori, kur nisi viti shkollor në Iran.

“Autoritetet iraniane po i ndëshkojnë mësuesit dhe aktivistët e punës thjesht sepse ata po përdorin të drejtën e tyre për negociata kolektive dhe sepse realizojnë protesta paqësore të cilat janë liri themelore për të gjithë punëtorët,” ka thënë Michael Page, zëvendës drejtori për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Human Rights Watch. “Fjalët që autoritetet thonë kohët e fundit për ‘unitet kombëtar e rezistencë kundër trysnisë së huaj’ janë krejtësisht boshe kur flakin nëpër burgje mësues e aktivistë për faktin se kërkojnë një rrogë të drejtë.”

  • Regjimi Iranian Thotë se Bazat dhe Aeroplanmbajtëset Amerikane Janë Brenda Fushës së Raketave

Një komandant i Gardës Revolucionare Iraniane tha të mërkurën se bazat amerikane në Afganistan, Emiratet e Bashkuara dhe Katar, si dhe aeroplanmbajtëset amerikane në Gjirin Persik janë brenda fushës së raketave iraniane, ndërsa rriten tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit.

  • ‘Sulmet kibernetike’ të Iranit kundër SHBA-së mund të shkaktojnë dëme, paralajmërojnë ekspertët

Presidenti i Global Situation Room, Inc. Dhe ish-drejtori i Shtëpisë së Bardhë për Angazhimin Global, Brett Bruen, ka paralajmëruar se: “Është shumë e mundshme që në ditët dhe javët e ardhshme Teherani të marrë në shënjestër interesat amerikane.”

Ai shtoi se: “Objektivi më i brishtë e më i rëndësishëm për ta janë bizneset amerikane. Ata e shohin impaktin ekonomik si hakmarrje.”

  • ‘Irani po përpiqet të ndezë luftën në Gaza’

Nickolay Mladenov, Koordinatori Special i OKB-së për Procesin e Paqes së Lindjes së Mesme, la të kuptohej të mërkurën se Irani ka ndër mend të shkelë kushtet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamas.

Ai tha: “Ekzistojnë forca që duan të na shtyjnë të gjithëve në humnerën e një konflikti.”

I pyetur rreth ndikimit të Iranit në Gaza, Mladenov u përgjigj, “Që ditën e parë që egjiptianët negociuan marrëveshjen e pajtimit intra-palestinian në 2017, ka qenë dikush që është përpjekur ta prishë.”

  • Problemi i kompanive ajrore iraniane me karburantin mbetet ende i pazgjidhur

Problemi i kompanive ajrore iraniane me karburantin mbetet ende i pazgjidhur, edhe pse asnjë fluturim i jashtëm nuk është anulluar deri tani dhe fluturimet kryhen sipas skedulit, ka thënë Sekretari i Shoqatës së Kompanive Ajrore të Iranit, Maghsoud Asadi-Samani.

Asadi-Samani tha se disa vende të Gjirit Persik, ashtu si edhe Libani e Turqia, e kanë ndaluar furnizimin me karburant për kompanitë ajrore iraniane.

OFAC ka anulluar liçensat e Boeing dhe Airbus për t’i shitur avionë Iranit pasi Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës me Iranin në maj, dhe rivendosi sanksionet mbi këtë shtet.

  • FBI shpall një shpërblim prej $3 milion për ndihmë për të gjetur iranianin që ka siguruar pjesë per IED nga Minnesota

Autoritetet federale kanë ofruar deri në $3 milion për ndihmë për të arrestuar një kombas iranian që ka qenë në arrati për tetë vjet që kur u akuzua se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme teknologji nga Minnesota, për të krijuar bomba rruge të përdorura për të sulmuar personelin ushtarak amerikan në Irak.

FBI në Minneapolis e shpalli të martën shpërblimin e ofruar nga Departamenti amerikan i Shtetit. Agjentët e kanë kërkuar Hossein Ahmed Larijani-n, 55, që nga dalja e padisë kundër tij në vitin 2010 nga një juri federale në Uashington, D.C. me me një numër akuzash të lidhura me transportimin e moduleve radio marrëse-transmetuese të prodhuara në Minnesota. Larijani besohet se jeton në Teheran, ka thënë FBI këtë javë.