Saturday, August 15, 2020

Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 18 Qershor, 2018

 

  • Ekzekutimi i një njeriu të pafajshëm në Iran

Sot në mëngjes, e hënë, 18 qershor 2018, regjimi i Iranit ekzekutoi një burrë të pafajshëm nga minoriteti fetar Sufi i vendit.

Mohammad Salas, 51, u torturua, i thyen dhëmbët dhe brinjët, pati nevojë për 17 qepje në kokë, humbi shikimin dhe ndërgjegjen si dhe e detyruan të bëjë një “rrëfim” të rremë.

Rezistenca Iraniane, NCRI, pati bërë thirrje për të shpëtuar jetën e tij.

Edhe Amnesty International pati lëshuar një deklaratë që kërkonte ndalimin e urdhrit të ekzekutimit.

  1. Salas kishte shpallur vazhdimisht se e kishin detyruar nën torturë të pranonte akuza në të cilat nuk ishte i përfshirë.
  • FIFA Thotë se Banderola në Mbështetje të Grave Iraniane Ishte Autorizuar Përpara Turneut

FIFA thotë se një banderolë e shfaqur në një stadium të Kupës së Botës në Rusi që mbështeste lejimin e grave në Iran për të parë evenimente sportive së bashku me burrat në stadiume ishte miratuar që përpara turneut.

Trupi qeverisës i futbollit në botë tha më 16 qershor se rregullat përgjithësisht i ndalojnë deklaratat politike gjatë ndeshjeve, por banderola e shfaqur gjatë lojës ku Irani fitoi 1-0 kundër Marokut më 15 qershor ishte konsideruar si një “apel shoqëror.”

Banderolat me slogane “#NoBan4Women” (Jo Ndalim për Gratë) dhe “Support Iranian Women to Attend Stadiums” (Mbështesni Gratë Iraniane që të Shkojnë në Stadiume) ishin vënë në të dy anët e stadiumit në St. Petersburg.

  • Protestat në Teheran dhe Ahvaz kerkojne ndryshime serioze

Pas përplasjeve me policinë këtë javë, një grup punëtorësh të Grupit Kombëtar të Çelikut të Ahvazit dolën në protestë për të tretën ditë rresht duke thirrur për lirimin e kolegëve të tyre. Ata u mblodhën përpara Gjykatës kryesore në Ahvaz. Numri i të burgosurve të protestës së mëpërparshme ndaj abuzimit të të drejtave të punëtorëve thuhet se është mbi dhjetë veta. Raportet e mëparshme e kanë çuar këtë numër në 60 por gjithsesi, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë serioze për të përmbushur të drejtat e punëtorëve dhe pagesat e tyre.

  • Gruaja Kurde i Nënshtrohet Torturës, i Mohohet Kujdesi Mjekësor

Amnesty International ka shkruar në deklaratën e saj, “Së burgosurës Kurde e cila është e sëmurë në gjendje kritike, Zeynab Jalalian, po i mohohet aksesi në trajtimin dentar, për të cilin ajo ka nevojë urgjente  jashtë burgut Khoy, në Provincën e Azerbaixhanit Perëndimor, ku ajo mbahet me dënim të përjetshëm pas një gjyqi thellësisht të padrejtë. Stafi mjekësor në burg ka kërkuar transferimin e saj në një klinikë dentare jashtë burgut për të marrë trajtim për një infeksion të rëndë dentar, të cilin e ka patur për tre muaj. Pavarësisht kësaj, autoritetet e kanë mohuar kërkesën, duke u justifikuar me natyrën e “sigurisë” së rastit të saj.”