Thursday, March 28, 2024

Nën Shqyrtim Grupi i Lobimit NIAC i Regjimit Iranian

Disa Foto të Anëtarëve të Grupit të Lobimit të Regjimit Iranian

Shkruar nga Shahriar Kia më 17 janar 2020.

Senatorët Amerikanë i Bëjnë thirrje departamentit të drejtësisë që ta hetojë grupin e lobimit NIAc të regjimit iranian

Më 14 janar 2020, tre senatorë amerikanë, Mike Braun, Ted Cruz, dhe Tom Cotton, i bënë thirrje Departamentit amerikan të Drejtësisë që ta hetojë Këshillin Kombëtar Iranian Amerikan (NIAC), një grup lobimi i regjimit iranian.

Të martën, senatorët i dërguan një letër Prokurorit të Përgjithshëm William Barr, ku kërkonin një hetim ndaj NIAC dhe organizatës simotër të saj, NIAC Action, për shkelje të mundshme të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA). 

“FARA kërkon që personat që veprojnë si agjentë të personave të huaj në kapacitet politik apo kuazi-politik ta bëjnë publike periodikisht marrëdhënien e tyre me personin e huaj, si dhe veprimtaritë, të mos përdorin disa lloje të caktuara të foluri; më saktë, ndihmon për të garantuar transparencën dhe dhënien llogari për paratë e marra, dhe disbursimet në mbështetje të këtyre veprimtarive. FARA nuk detyron asnjë amerikan në sistemin tonë politik,” thotë letra e senatorëve. 

“Marka e padëmshme publike e NIAC maskon sjellje shqetësuese. Për shembull, më 31 dhjetor, NIAC qarkulloi një memorandum me email ku fajësonte qeverinë e Shteteve të Bashkuara për sulmet e përsëritura të militantëve të mbështetur nga Irani kundër forcave amerikane në Irak dhe për përpjekjen e pacipë për të mësyrë ambasadën amerikane në Bagdad. Më 9 janar, anëtarët e stafit të NIAC dhe NIAC Action postuan e ripostuan në Twitter teori konspirative për t’ia hequr fajin regjimit iranian lidhur me rrëzimin e avionit ukrainas, që shkaktoi vdekjen e 176 individëve.” 

Senatorët përmendin veprimet e NIAC dhe marrëdhënien e këtij grupi me regjimin iranian:  

“Këto veprime shqetësuese janë vetëm zhvillimet më të fundit të kësaj natyre. Marrëdhënia e NIAC me regjimin iranian dhe roli i saj në amplifikimin e propagandës së regjimit në Shtetet e Bashkuara kanë qenë temë diskutimi në Uashington D.C. për disa vite.”  

“Gjatë procesit të zbulimit të një çështjeje gjyqësore për shpifje në 2008-ën, të nisur nga NIAC, doli në dritë fakti se themeluesi iraniano-suedez i NIAC, Trita Parsi, kishte organizuar takime mes Javad Zarif, ish-ambasadorit të Iranit në OKB i cili është aktualisht ministër i jashtëm, dhe anëtarëve të Kongresit.” 

“Kur e mori këtë informacion, ish zëvendës drejtori i asociuar i FBI-së Oliver Revell komentoi duke thënë se “organizimi i takimeve mes anëtarëve të Kongresit dhe ambasadorit iranian në OKB, sipas opinionit tim, do të kërkonte që ai person apo entitet të regjistrohej si agjent i një fuqie të huaj; në këtë rast, i Iranit.” 

Oliver Revell po i referohej një takimi mes ish-ambasadorit të regjimit iranian në OKB i cili është aktualisht ministër i jashtëm, Mohammad Javad Zarif, dhe disa anëtarëve të Kongresit në vitin 2008, takim që ishte organizuar nga themeluesi i NIAC, Trita Parsi. 

Gjithashtu, senatorët citojnë ish-agjentë të F.B.I. të cilët kanë thënë se NIAC ka marrë pjesë në lobime pro regjimit iranian. 

“Ish drejtori i politikës në detyrë i NIAC, Patrick Disney, e ka pohuar në email-e të brendshme se ai dhe drejtori legjislativ i organizatës shpenzojnë mbi 20 përqind të kohës së tyre duke kryer veprimtari lobimi,” thotë letra. 

Trita Parsi, themeluesi i NIAC, ka lidhje shumë të ngushta me zyrtarë të lartë të regjimit iranian, dhe NIAC ka qenë subjekt i shqyrtimeve publike për përpjekjet e saj për të organizuar takime mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë. 

“Ndërkohë që administrata Obama po përpiqej të lidhte paktin bërthamor me Iranin, NIAC vepronte si pjesë qendrore e asaj që zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të administratës Obama, Ben Rhodes, e quante si “dhoma e jehonës” e administratës. Një rrjet zyrtarësh të administratës Obama dhe të organizatave të jashtme u shpërndanin tema diskutimi reporterëve që përkrahnin nënshkrimin e marrëveshjes dhe minimizonin shkallën e sponsorizimit të operacioneve terroriste në rajon nga Irani,” shkruhet në një artikull në Washington Free Beacon, ku shtohet se:  

“Javët e fundit, NIAC ka shpërndarë informacione që dënojnë vrasjen nga administrata Trump të gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani. Shumë prej këtyre temave të diskutimit të sponsorizuara nga NIAC përsërisnin propagandën e vetë regjimit iranian lidhur me këtë sulm, gjë që i ka nxitur ligjvënësit të kërkojnë një hetim mbi shkeljet e mundshme të ligjit amerikan nga NIAC.” 

“Në 2013-ën, NIAC u pat urdhëruar të paguante mbi $180,000 për fondin e mbrojtjes ligjore të Hassan Daioleslam, një shkrimtar iraniano-amerikan, pas një çështjeje të dështuar ligjore për shpifje. Daioleslam e kishte akuzuar NIAC-un se nuk i ka bërë publike përpjekjet e saj lobuese klandestine për t’i zhbërë sanksionet mbi Teheranin, ka raportuar më parë Free Beacon,” shton artikulli.