Friday, February 26, 2021

Një deputet i lartë iranian bën thirrje për prerje të gishtave të “hajdutëve të sendeve të vogla” pavarësisht varfërisë së përhapur gjerësisht

 

Seyyed Nasser Mousavi LareganiNjë deputet i lartë iranian ka thënë se për të vënë nën kontroll krimin duhet të jepen dënime me prerje gishtash për “hajdutët e sendeve të vogla.” Kjo ndërkohë që e theksoi edhe vetë se arsyeja e shtimit të vjedhjeve është inflacioni dhe papunësia e lartë në Iran.

“Fatkeqësisht po shohim një shtim të vjedhjeve e grabitjeve të vogla për shkak të inflacionit të rëndë në vend dhe rritjes së papunësisë,” tha dje Seyyed Nasser Mousavi Laregani në Parlament.

Ky anëtar i Bordit të Drejtorëve të Parlamentit kritikoi “Arrogancën Globale”, një frazë që regjimi e përdor për t’iu referuar SHBA-së, për faktin që vë në pikëpyetje “implementimin e urdhrave islamikë,” gjë që “krijon kufizime për zyrtarët gjyqësorë” në dhënien e dënimeve me prerje gjymtyrësh.