Tuesday, December 7, 2021

Një javë plot me zjarre ndez protesta në Iran

 

Forest fires are devastating large swathes of IranZjarret në pyje po shkatërrojnë fasha të gjera toke në Iran

Zjarret që nisën në pesë provinca iraniane javën e shkuar kanë ekspozuar edhe një herë paaftësinë e regjimit në menaxhimin e krizave të fatkeqësive natyrore. Këto zjarre që janë përhapur në Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad, Ilam, Khuzestan, Kurdistan, dhe Bushehr, kanë shkaktuar shumë dëme. Nga fillimi i kësaj jave, zjarret arritën deri në vargmalet Dalahou të provincës Kermanshah.

Mungesa e koordinimit dhe e rregullit në institucionet qeveritare ka bërë që këto zjarre të dalin jashtë kontrollit. Regjimi pretendon se është e vështirë të mbërrihet në zonat e prekura me zjarrfikëse, megjithëse banorët vendas thonë që qeveria i ka kapacitetet e nevojshme ajrore për ta menaxhuar situatën.

Në Khuzestan, aktivistët e mjedisit zhvilluan demonstrata të hënën, për të protestuar ndaj mosveprimit të regjimit për shuarjen e zjarreve në malet Zagros. Një nga pjesëmarrësit tha se organet qeveritare të menaxhimit të krizave kanë kontribuar vetë në përkeqësimin e krizave mjedisore.

“Xhunglat dhe pyjet tona të bukura po digjen, dhe nuk ka kush i mbron,” tha një aktivist. “Jemi përpjekur për dy ditë t’i shuajmë këto zjarre.” Nuk ka asnjë shenjë përpjekjesh nga qeveria.