Friday, March 29, 2024

Një shpërthim i madh trondit Teheranin verior, ngelet mundësia e shpërthimeve të tjera në këtë vend

Major explosion at the Sina Athar Clinic in Shariati Avenue rocks northern Tehran, Iran – June 30, 2020Një shpërthim i madh në Klinikën Sina Athar në Bulevardin Shariati trondit Teheranin verior, në Iran – 30 qershor 2020

Zhurma e një shpërthimi të madh tronditi Teheranin verior gjatë mbrëmjes së të martës, më 30 qershor, dhe sasi të mëdha tymi të zi u ngritën në ajër. Raportet tregojnë se ky incident ndodhi në Klinikën Sina Athar që ndodhet në Bulevardin Shariati, dhe shkaktoi dëme të rënda tek një numër ndërtesash fqinje.

Ky shpërthim ndodhi në distriktin Tajrish të Teheranit verior dhe autoritetet e regjimit nuk kanë dhënë ende një raport fillestar për shkakun e tij, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Borna.

Numri i viktimave të këtij shpërthimi të tmerrshëm ka arritur në 19 të vdekur, nga të cilët 15 gra dhe katër burra. 14 individë të tjerë janë raportuar të plagosur, duke e çuar numrin total të të vdekurve dhe të plagosurve në 33.

Autoritetet e emergjencës në regjimin iranian kanë paralajmëruar se ekziston mundësia që të ketë shpërthime të tjera në këtë zonë.

Nëse ky ishte vërtet një incident i shkaktuar nga, për shembull, pajisje të vjetëruara, regjimi i mullahëve duhet të mbahet menjëherë përgjegjës lidhur me këtë çështje. Kjo është e vërtetë sidomos po të kemi parasysh më shumë se 800 bilion dollarët  që ky regjim ka shpenzuar përgjatë viteve për një program bërthamor krejtësisht të panevojshëm dhe faktin që vazhdon të merret me një iniciativë sekrete armësh bërthamore për të prodhuar armën më vdekjeprurëse në botë.

Teherani ka shpërdoruar gjithashtu biliona dollarë që i përkasin popullit iranian për të ecur përpara me programin e tij të raketave balistike si një mjet për ta zgjeruar luftënxitjen e tij në rajon e përtej.

Dhe, ndërkohë që Klinika Sina Athar është një qendër mjekësore, nëse është vërtet një ndërtesë e vjetëruar dhe nuk është rinovuar për të plotësuar standardet e sigurisë, atëherë pse ky regjim i ka dhuruar për një kohë kaq të gjatë biliona dollarë regjimit vrasës të Assad-it në Siri, grupit terrorist Hezbollah në Liban, grupeve militante proksi në Irak, Hamas-it dhe Xhihadit Islamik në Palestinë, dhe Houthi-ve në Jemen? A nuk duhet të shpenzohen këto para për të mirën e popullit iranian?

Dhe pse shpenzon regjimi i mullahëve miliona, apo edhe biliona, dollarë për projekte strehimi, shkolla, xhami dhe spitale nëpër Lindjen e Mesme, madje edhe në Afrikë?

Për sa kohë që këto politika të vazhdojnë, populli iranian do të vazhdojë të vuajë.