Saturday, February 27, 2021

BE Nuk Duhet ta Tolerojë Shantazhin Bërthamor të Iranit

Organizata monitoruese e çështjeve bërthamore të OKB-së shpalli të dielën se regjimi klerikal në Iran është i përgatitur dhe do të fillojë të “prodhojë uranium me pasurim të ulët,” i cili do të jetë “deri në 20 përqind në kompleksin e pasurimit të Fordo.” Kjo është pjesë e fushatës së shantazheve të regjimit. Komuniteti botëror duhet të veprojë tani kundër një shantazhi të tillë.

Regjimi po i shkel detyrimet e tij sipas kushteve të paktit bërthamor të 2015-ës me fuqitë botërore, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Ndërkohë, nënshkruesit europianë të këtij pakti refuzojnë të veprojnë dhe BE “mbetet e përkushtuar plotësisht në implementimin e plotë dhe të efektshëm të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) nga të gjitha anët,” sipas Taskforcës për Iranin në Shërbimin e BE për Veprim të Jashtëm (EEAS).

Ky reagim i dobët nga BE e ka nxitur regjimin që të vazhdojë me veprimtaritë e tij malinje dhe me shkeljet e paktit bërthamor. JCPOA është plot me të meta dhe nuk i adreson veprimtaritë destabilizuese të regjimit në rajon, dhe regjimi ka mundur t’i shfrytëzojë të metat e këtij pakti në mënyrë që t’i vazhdojë në fshehtësi veprimtaritë e tij bërthamore.

Regjimi nuk u ka qëndruar asnjëherë besnik angazhimeve të tij sipas kushteve të JCPOA.

Zyra përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) zbuloi në tetor detaje të qendrave të reja të regjimit iranian të cilat po vazhdojnë veprimtaritë bërthamore.