Wednesday, October 20, 2021

Çështja Bërthamore e Iranit Nuk Duhet të Pengojë Çështjen e Pazgjidhur të Krimeve Kundër Njerëzimit

 

Political Prisoner’s Open Letter About Iran’s 1988 Massacre

Kur bëhet fjalë për çështjet e Iranit në ditët e fundit, pakti bërthamor i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit është tema kryesore. Shumë politikë-bërës e kanë vënë në dukje dyfaqësinë në deklaratat e administratës së re të regjimit, e cila pretendon se e ka një angazhim të tillë por gjithashtu e mohon atë duke thënë se regjimi nuk do t’i rifillojë negociatat përballë “presionit” perëndimor.
Qëllimi final i regjimit është të zotërojë një armë bërthamore, por ndërkohë, ai përpiqet t’i zvarrisë gjërat me negociatat dhe të përdorë shantazhet për t’u bërë presion fuqive perëndimore. Presidenti i ri i regjimit, Ebrahim Raisi, e ka nënvizuar qëllimin e qeverisë së tij për të ndjekur të njëjtat taktika të shantazhit bërthamor si të pararendësit të tij.
Raisi u inaugurua më 5 gusht. Brenda një muaji që nga ajo datë, i tërë kabineti i tij ka marrë formë, pas miratimit të të emëruarve nga parlamenti i regjimit. Këto emërime vetëm sa kanë shërbyer për ta përforcuar reputacionin e Raisi-t si shkelës i të drejtave njerëzore. Ai u dha poste të larta qeveritare një numri individësh që janë të sanksionuar, madje edhe subjekt i urdhër arresteve ndërkombëtare, si dhe një numri të paprecedent operativësh nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike.
Udhëheqësja e opozitës iraniane, Znj. Maryam Rajavi, e ka përshkruar administratën e re si “mishërim i katër dekadave të diktaturës fetare dhe terrorizmit të mullahëve” dhe tha se objektivat kryesore të saj me siguri do të jenë “t’u kundërvihet kryengritjeve të popullit, të plaçkitë pasurinë kombëtare, të intensifikojë terrorizmin dhe luftënxitjen, dhe të zgjerojë programet jo-patriotike bërthamore e të raketave balistike.”