Thursday, March 28, 2024

Iran: JCPOA Ka Qenë Gjithmonë një ‘Guaskë Boshe’

Iran nuclear facilityPas disa ditësh negociata me regjimin iranian mbi programin e tij klandestin bërthamor, diplomatët europianë pohuan se pakti bërthamor me Teheranin së shpejti do të jetë një “guaskë boshe”.

Të martën, Reuters raportoi se një nga diplomatët europianë ka nënvizuar se “Deri në këtë moment, ne ende nuk kemi qenë në gjendje të kalojmë në negociata reale”.

Ky pohim thekson edhe një herë se negociatat me regjimin për të ringjallur një marrëveshje me kaq shumë të meta si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) janë të kota. “Koha po mbaron. Pa progres të shpejtë, duke patur parasysh përparimin e shpejtë të programit bërthamor të Iranit, JCPOA shumë shpejt do të bëhet një guaskë boshe,” nënvizuan autoritetet europiane.

Negociatat ishin shtyrë për pesë muaj pas caktimit të Ebrahim Raisi-t si president, por rifilluan në fillim të javës së kaluar, me synimin e deklaruar për të rikthyer pajtueshmërinë e të gjitha palëve me marrëveshjen e vitit 2015.